Aktiviteti përmbyllës i Konkursit “Dhurata Për Mësuesin Tim” mblodhi shumë nxënës finalistë, mësues dhe prindër këtë fundjavë në Shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi”. Gjatë këtij aktiviteti Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi tha se ky konkurs ka dy qëllime shumë të rëndësishme, nxitjen e nxënësve për të shprehur mirënjohje e respekt për mësuesit e tyre, si dhe identifikimin, zhvillimin dhe mbështetjen e talenteve në fusha të ndryshme të artit.Ministrja tha se ky konkurs këtë herë ishte gjithëpërfshirës dhe bëri bashkë talente në fusha të ndryshme si pikturë, këngë, valle, recitim, skulpturë dhe punime artizanale. “Kemi ftuar të marrin pjesë nxënës jo vetëm nga Shqipëria. I kemi kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë edhe nxënës shqiptarë nga Kosova dhe diaspora, Itali, Turqi, Zvicër e shumë vende të tjera të botës” – u shpreh znj. Kushi per . Ky ishte një konkurs digjital dhe ka një arsye pse u organizua në formë të tillë. Në këtë konkurs marrin pjesë edhe nxënës që jetojnë në zona të largëta, nxënës me aftësi ndryshe, nxënës që e kanë të vështirë të marrin pjesë vetë personalisht. Ministrja Kushi falënderoi mësuesit të cilët frymëzojnë nxënësit me modelin e tyre dhe i mbështesin që të zhvillojnë talentet e tyre. “Falënderimin më të madh dhe të përzemërt e kam për ju nxënësit, ata që kanë shkëlqyer dhe që na kanë emocionuar me këto punime kaq të bukura, ata që janë e tashmja dhe e ardhmja, dhe zemra e kombit” – u shpreh ministrja.
Aktualitet
Konkursi “Dhurata Për Mësuesin”, Kushi: Pjesëmarrje i kapërceu kufijtë e Shqipërisë
- March 19, 2023
- 0 Comments
- 127 Views
Leave feedback about this