Kontrollet me mjetet inteligjente, pezullohen 155 patenta
Aktualitet

Kontrollet me mjetet inteligjente, pezullohen 155 patenta

Nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, radarë automatikë, makina inteligjente, Poliscan dhe dronë edukues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga:

  • 154 km/h deri në 167 km/h në rrugën e Kombit;
  • 203 km/h deri në 230 km/h në autostradën Laç-Milot;
  • 137 km/h deri në 141 km/h në rrugën interurbane kryesore Çermë-Lushnjë.

Janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë, drejt zonave bregdetare dhe turistike, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale, ato kryesore rurale dhe në qendrat urbane, duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Janë konstatuar parakalime të gabuara dhe të rrezikshme, burim i lartë për përfshirje në ngjarje rrugore, shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtues automjetesh që përdorin aparatin celular gjatë drejtimit te automjeteve, drejtues automjetesh që nuk vendosin rripin e sigurimit etj.

Janë ndëshkuar me masë administrative:

  • 553 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;
  • 598 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit;
  • 334 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 513 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit;
  • 127 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë konstatuar nga Poliscan, makinat inteligjente dhe radarët automatikë, me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 123 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga rruga e Kombit deri në Sarandë.

Po gjatë monitorimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në analizat e riskut, shërbimet e Policisë Rrugore kanë pezulluar 21 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu kanë ndëshkuar me masë administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksion plotësues, 48 drejtues mjetesh

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X