Krimet seksuale, ndryshime në ligj/Juristët: Të rritet në 16-vjeç mosha e lejuar për raport seksual
Aktualitet

Krimet seksuale, ndryshime në ligj/Juristët: Të rritet në 16-vjeç mosha e lejuar për raport seksual

Ngjarjet e kohëve të fundit me protagonist vajza të mitura të abuzuara seksualisht nxorën në pah mangësitë e kodit penal. Për rrjedhojë ministria e drejtësisë ka propozuar ndryshimet në kodin penal, duke rritur moshën për kryerjen e marrëdhënieve seksuale te lejuara nga 14 në 16 vjec.

Çdo vit të paktën 120-150 krime seksuale kryhen tek fëmijët. Sipas të dhënave nga policia e shtetit këto krime janë dyfishuar nga viti 2008 në vitin 2022.

Për avokatin Bledar Meminaj, ndryshimet e ndërmarra për sesionin e krimeve seksuale janë të detyrueshme, duke qenë se kodi penal që zbatohet është i vjetër.


“Për shkak të situatave vinë të detyrueshme të ndikuara rdhe mga grupe të ndryshme interesi që mbrojnë të drejtatve të miturëve. Ligji njeh një minimhn 14 vjec. Por kodi penal i joni ka shumë mangësira. Si ky nen ka shumë dhe të tjerë që nuk përshtaten mirë në praktikën gjyqësore”.

Sipas avokatit në ndërhyrjet që do të bëhen duhet të merret në konsideratë edhe mosha e autorit të veprës penale.

“Kemi pasur raste qe veprimet janë kryer mes të miturve. Duhet të ndahen nëse janë veprime të kryera mes të miturve apo mes të rriturve dhe të miturve. Nuk mund të kenë të njëjtën marzh dënimi. Kur veprimi kryhet mes dy te miturve janë të pamenduara Është një vakum ligjor, që e kam hasur në raste konkrete. Ka qenë autori 16 vjeç dhe viktima 14 vjec dhe është hetuar për marrëdhënie seksuale me te mitur, kur dhe vetë autori ishte i mitur”.

Drafti i ri i propozuar parashikon rritjen edhe TE dënimit, si dhe kategorizimin e poligamisë si vepër penale.

“Rritja e marzhit të dënimit bëhet për te parandaluar, por duhet të ketë edhe sensibilizim. Mund të ngjallë frikë, por parandalimi është gjëja më e mire. Poligamia nuk ka qenë në kodin penal, këta po kërkojnë të bëjnë shumë ndryshime në kod sepse shtimi i veprave të reja vjen edhe si rezultat i ndryshimit të shoqërisë”.

Për psikologët ndërhyrja në kodin penal është një hap pozitiv që duhet të ishte bërë më herët.

“Në retrospektivë të gjithë e dimë si ka qene segmenti i rritjes në këtë kufi moshe. Në dukje është një hapi mirë, më në fund vjen një pasojë pozitive. Ndryshimi në kod duhet të kishte ndodhur kohë më pare. E shikoj të pamjaftueshëm.  E shoh prapë si moshë të vogël, por më mirë seç ka qene sidoqoftë.”

Psikologia Entela Binjaku tregon pasojat që sjellin raportet seksuale tek të miturit.

“Raportet seksuale në mosha të vogla janë të pazakonta, kryhen në kushtet e një ndryshimi të madh fiziologjik. Pasojat janë në disa drejtime, në shëndetin riprodhues, ekspozon trupin e vajzës ndaj shtatzënive të padëshiruara. Pasoja të natyrës emocionale, është moshë delikate. Në këtë fazë ndodh edhe kryerja e marrëdhënieve e amplifikon më shumë. Ka edhe pasoja të natyrës së vetëbesimit”.

Sipas psikologes rolin më të rëndësishëm në mbrojtjen e të miturve përveç kuadrit ligjor e ka familja, duke ngritur shqetësimin për martesat në moshë të hershme

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X