Krimet zgjedhore/ Regjistrohen 31 kallëzime penale, pjesa më e madhe në Elbasan. 6 persona të arrestuar, 3 procedime penale i kalojnë SPAK
Aktualitet

Krimet zgjedhore/ Regjistrohen 31 kallëzime penale, pjesa më e madhe në Elbasan. 6 persona të arrestuar, 3 procedime penale i kalojnë SPAK

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc për çështjet e nisura për krimet zgjedhore deri në datën 18 Maj.

Në total janë regjistruar 18 kallëzime penale, prej të cilave 5 në Elbasan, nga 4 në Vlorë, 3 në Durrës, Kukës dhe Gjirokastër, 2 në Fier, Dibër dhe Tiranë si dhe nga kallëzim penal në Korçë, Shkodër dhe Sarandë.

Deri më tani në lidhje me krimet zgjedhore janë vënë në pranga 6 persona, ndërkohë që 3 procedime penale i kanë kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion.

Njoftimi i prokurorisë

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:

  • Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.
  • Janë regjistruar gjithesej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:

5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;

4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;

4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;

3  kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;

3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;

2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;

2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;

2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;

1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;

1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe

1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

  • Janë regjistruar gjithësej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4 në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.
  • Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.
  • Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.
  • I është atribuar vepra penale 25 personave.
  • Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.
  • Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.
  • Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X