Ngjarjet e fundit me rastet e dhunës dhe vrasjeve brenda familjes kanë tronditur mbarë opinionin publik në Shqipëri.
Sot në emisionin “Vizioni i Pasdites” u diskutua lidhur me problemet e shëndetit mendor te qytetarët, një problem që në shumë raste fshihet pas krimeve në familje.
Për këtë çështje ekspertët thanë se shëndetit mendor në vendin tonë nuk i jepet hapësira e duhur dhe se në shumë raste ky problem serioz që mund të përfundojë në krim neglizhohet nga vetë personi dhe familja e tij.
Aranit Bezhani, psikolog në Spitalin Rajonal të Elbasanit, përmes një lidhje direkte me Skype tha se në disa raste familjarët e personave me probleme të shëndetit mendor preferojnë t’i mbajnë ata në shtëpi dhe të kujdesen vetë pë rata.
Por më e keqja sipas tij është rasti kur individët nuk janë në dijeni se vuajnë nga çrregullimet mendore.
“Mendoj që shumë i rëndësishëm në këtë situatë është mjeku i familjes, sepse ai zotëron aftësi për të kuptuar tipare të shëndetit në fusha të ndyshme. Pengesa del te mënyra se si ne si shoqëri i konceptojmë dhe mendojmë se mund ti trajtojmë sëmundjet mendore..Familjarët kërkojnë vetë që ti mbajnë në banesat e tyre që ti kurojnë vetë”, tha Aranit Bezhani.
Ndërkohë avokati Gylsen Zhllima tha në studion e “Vizionit të Pasdites” me moderatore Brikena Priftin se ne ka mungesë koordinimi të institucioneve përkatëse.
“Kemi mungesë totale të institucioneve që duhet të ishin në har,oni me njëri tjetrin…kur i pandehuri me sëmundje mendore kryen vepër penale ai mban përgjegjësi penale. Përgjegjësia penale nuk mbahet në rastet kur i pandehuri nuk ka komunikim me ambientin që jeton”, tha avokati.
Leave feedback about this