Zinxhiri I rritjes se pagave nga qeveria tashmë do të prekë dhe ushtarakët, Edhe pagat e ushtarakëve shqiptarë do të kënë rritje. Këtë fakt e ka pohuar vetë kryeministri Shqiptar. Kryeministri Edi Rama është ndalur paraditen e sotme në një postim që fokusohet te rritja e pagave në forcat e armatosura. E kaluara është hedhur pas dhe tani, Edi Rama thotë se tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre. “Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç e duhej dhe siç e dëshironim të gjithë. Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s. PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”
Aktualitet
Lajmi i mirë nga Qeveria: Pagat e ushtarakëve shqiptarë do të bëhen ndër më të lartat
- April 11, 2023
- 0 Comments
- 114 Views
Leave feedback about this