Edhe linjat e transportit urban në Tiranë do te përfshihen në sistemin e ndryshimeve teknologjike ne ndihme te udhetareve që përdorin linjat e brendeshme të qytetit. Prej disa ditësh të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me linjën urbane Tiranë-Kamëz dhe anasjelltas dëgjojnë sinjalizim audio ne shqip dhe anglisht që tregon stacionet përkatëse. Sipas përfaqësuesve të transportit publik urban, ky sistem informimi përgjatë udhëtimit u vjen në ndihmë kategorive të caktuara por dhe turistëve të huaj. “Duke qene dhe terminali I veriut në këtë pjesë gjithashtu dhe Durrësi janë linja që përdoren shumë nga të gjithë. Turistët janë ato që kanë pasur probleme me këtë pjese dhe kjo u ka ardhur shumë në ndihmë. Tani sna pyesin më ne orientohen nga zëri I audios”, tregon njëri prej fatorinove të linjës së kamzës. Edhe pse ky shërbim ka kosto shtesë për operatorët e transportit, shërbimi cilësor mbetet me rëndësi për udhëtarët. Përdorimi i sistemit audio ne shqip dhe anglisht në kryeqytet vetëm në një linjë urbani, pritet të nxise edhe operatoret e tjerë të transportit për modernizimin me një risi të tillë. Duke u nisur nga vendodhja e terminalit te jugut I cili tashmë është I stacionuar pranë Qendrës Tregtare TEG shpresojmq që së shpejti dhe keto linja të pajisen me sistemin e duhur.
Aktualitet
Linja Tiranë-Kamzë me sistem audio shqip-anglisht për stacionet.
- April 26, 2023
- 0 Comments
- 216 Views
Leave feedback about this