Manastirliu: Testim ndërkombëtar për mësuesit në muajin prill.
Aktualitet

Manastirliu: Testim ndërkombëtar për mësuesit në muajin prill.

Rezultatet e dobëta të nxënësve në vlerësimin ndërkombëtar të PISA, kanë bërë që Ministria e Arsimit të marrë hapa konkrete për vlerësimin e njohurive në mësimdhënie të mësuesve që janë në sistem si dhe përgatitjen e nxënësve për t’ju nënshtruar testeve të tilla. Gjatë analizës së rezultateve të maturës shtetërore 2023, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha se në muajin Prill, për herë të parë Shqipëria do të futet në një vlerësim ndërkombëtar të mësuesve.

“Do të kemi një vlerësim ndërkombëtar sa i përket aftësive mësimdhënëse të mësuesve, që është vlerësimi ndërkombëtar TALIS, një vlerësim i OECD-së për të cilin ne jemi duke punuar”.

Ndërkohë që foli dhe për trajnimin e rreth 4 mijë mësuesve.

“Një program kombëtar i cili fokusohet në zhvillimin profesional, në trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve duke filluar me mësuesit e matematikës, shkencave, gjuhës shqipe dhe të teknologjisë dhe informacionit. Janë 4 mijë mësuesit të cilët do të trajnohen përgjatë vitit 2024”.

Institucionet arsimore para universitare nuk ofrojnë të njëjtin standard, kjo duket dhe nga rezultatet e nxënësve në provimet e maturës, ku më të dobët janë maturantët në shkollat e fshatrave.

“Statistikat tregojnë se maturantët që vijnë nga zonat urbane kanë performancë më të mirë, sesa ata që vijnë nga zonat rurale. Si në lëndën Letërsi, ashtu edhe në Matematikë, vajzat kanë pasur performancë më të lartë sesa djemtë”. Një problematikë tjetër që u ngrit gjatë analizës së maturës shtetërorë janë edhe notat fiktive. Ndërkohë në lidhje me rivlerësimin e testit që ishte një risi e maturës së vitit të shkuar, kërkuan rivlerësim testi 370 maturantë, prej të cilëve 187 patën ndryshim të pikëve nga rivlerësimi i testeve

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X