Manastirliu:Deri tani mbi 2600 fëmijë kanë përfituar trajtime për kujdesin ndaj dhëmbëve.
Shendetesi

Manastirliu:Deri tani mbi 2600 fëmijë kanë përfituar trajtime për kujdesin ndaj dhëmbëve.

A mund të shkojnë fëmijët te dentisti? Sigurisht që munden. “Mbi 2600 fëmijë kanë kryer deri tani depistime dhe trajtime për kujdesin e dhëmbëve përmes Klinikave Stomatologjike Lëvizëse në shkollat e zonave rurale, që i siguron nxënësve akses dhe cilësi në shërbimin dentar me aparatura bashkëkohore”, këtë lajm e ka publikuar përmes mediave sociale Ministria e Shëndetit z Ogerta Manastirliu. Ajo thekson se projekti për shëndetin oral të fëmijëve do të jete Pas Malësisë së Madhe, Kuçovës, Lezhës, Dajçit, Balldrenit . Klinikat Stomatologjike Lëvizëse do të jenë këtë javë në Pukë, Rrëshen, Fushë Arrëz, Shën-Koll, Kukës, Bicaj. Krahas shkollave në qytete, shërbimi dentar për fëmijët nuk do të mungojë as në zonat rurale. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të shkollave në fshatra dhe zona të largëta të vendit, do të vihen në dispozicion dy kabinete të lëvizshme të shërbimit dentar. Këto njësi të lëvizshme do të paraqiten në çdo zonë për të bërë të mundur kontrollin e shëndetit oral tek të gjithë fëmijët e moshave shkollore nga 6 deri në 14 vjeç.“Tashmë ne vijmë me një stad të ri të investimeve përsa i përket programit të dentistrisë për fëmijët në shkolla dhe janë pikërisht këto dy njësi të lëvishme të kujdesit dentar që do të mundësojnë që jo vetëm të kemi një kujdes dentar për fëmijët në zonat urbane, por edhe në zonat e thella, nëpërmjet njësive të lëvizshme, të cilët do të kenë edhe stomatologët, infermierët, teknikët të cilët do të kujdesen për shendetin oral të fëmijëve në zonat e thella” ka deklaruar ministrja Ogerta Manastirliu. Autoritetet e dikasterit të shëndetësisë sqarojnë se dy njësitë e lëvizshme dentare do të jenë në të gjithë vendin sipas një kalendari të caktuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët që kanë nevojë për kontrollet dentare të mund të marrin këtë shërbim të domosdoshëm mjekësor. Plani i shpërndarjes së këtyre njësive për të ofruar shërbimin në rrethet e largëta do të hartohet nga Klinika Stomtaologjike Universitare dhe Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor.

DISA KËSHILLA PËR TË MBAJTUR DHËMBË TË SHËNDETSHËM E TË BUKUR FËMIJËS SUAJ.

Kontrolloni dhëmbët e fëmijës suaj

Pastroni dhëmbët e sapodalë me një garzë të butë e të pastër të paktën një herë në ditë, sidomos përpara gjumit.

Në rastet kur i pastroni me furçë, sasia e pastës duhet të jetë sa një kokërr bizeleje.

Fëmijët e vegjël nuk mund t’i pastrojnë vetë dhëmbët deri në moshën 7 ose 8 vjeç, prandaj ju duhet t’i ndihmoni ata.

Vizita e parë te dentisti duhet të jetë brenda 6 muajve pas daljes së dhëmbit të parë, ose në ditëlindjen e parë të fëmijës suaj, për të marrë këshillat e nevojshme për kujdesin dhe nevojën e flourizimit të dhëmbëve.

Dhëmbët e shëndetshëm duhet të jenë të gjithë në një ngjyrë. Nëse shihni njolla në sipërfaqen e dhëmbëve, konsultohuni me dentistin.

Mbroni dhëmbët e fëmijës tuaj me fluor

Fluori mbron dhëmbët nga kariesi, madje mund të parandalojë kariesin fillestar. Rreth moshës 2-vjeçare (ose më shpejt, nëse jua sugjeron dentisti) duhet të filloni të përdorni pastë dhëmbësh të fluorizuar për fëmijën tuaj.

Në vendin tonë, fluori në ujin e pijshëm gjendet në sasi minimale.

Pyesni dentistin për lloje të tjera fluorizimi që të ruani dhëmbët sa më të shëndetshëm.

Mos e vendosni fëmijën në krevat me shishe që përmbajnë lëngje

Vendosja e foshnjës për të fjetur me një shishe që përmban lëng, qumësht ose të tjera të këtij lloji mund ta dëmtojë atë, si pasojë e sheqerit që mbetet në kontakt me dhëmbët për një periudhë të gjatë. (Pijet freskuese përmbajnë shumë sheqer).

Uji natyral është pija e duhur për të shuar etjen.

Holloni lëngun e frutave (lëngun e mollës, lëngun e portokallit etj.) me ujë.

Jepini fëmijës suaj shumë rrallë pije me sheqer.

Nëse i keni dhënë pije të ëmbla, jepini ujë për të pirë dhe shpëlajini gojën. Më pak sheqer do të thotë më pak karies dhëmbi.

Zgjidhni ushqime të shëndetshme

Shmangni dhënien e ushqimeve të tharta (me aciditet të lartë që shkatërron smaltin e dhëmbëve) dhe të ngjitshme, të cilat e lënë sheqerin të qëndrojë në dhëmbë për një kohë të gjatë.

Zgjidhni ushqime me pak sheqer dhe përdorni biskotat dhe ëmbëlsirat me raste.

Shmangni bonbonet, lëpirëset, çokollatat etj., që ngjiten në dhëmbë dhe janë të dëmshme. Ushqeni fëmijën tuaj me fruta dhe zarzavate ndërmjet vakteve.

Pas konsumit të ushqimeve të ëmbla jepini fëmijës ujë.

Sigurohuni që fëmija të luaj i sigurt

Nëse fëmija juaj merret me ndonjë sport, sigurohuni që ai të përdorë mbrojtëse të gojës.

Mbrojtëset e gojës mund të ndihmojnë në parandalimin e lëndimeve në nofulla, gojë dhe dhëmbë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X