Sot në Ditën botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të Drograve, mjekët ekspertë të fushës japin alarmin e tyre në lidhje me këtë problematikë. Jo vetëm kaq por ata japin alarmin se janë shtuar në një masë të madhe përdoruesit e drograve.26 qershor është Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave. Kjo ditë është caktuar nga Kombet e Bashkuara për t’u kujtuar vendeve anëtare të OKB-së që të ndërmarrin masa për parandalimin e prodhimit, tregtimit, trafikimit ilegal, përdorimit dhe abuzimit të drogave në vendet respektive, si dhe ofrimin e ndërhyrjeve trajtuese dhe përkujdesëse të bazuara në evidenca dhe në respektim të të drejtave të njeriut. Abuzimi ndaj substancave i referohet përdorimit të dëmshëm dhe të rrezikshëm të substancave psikoaktive, përfshirë alkoolin dhe drogat ilegale. Përdorimi i vazhdueshëm i substancave psikoaktive mund të çojë në sindromën e varësisë, e cila është një gjendje fizike me një sërë shenjash fizike, mendore dhe të sjelljes, të cilat manifestohen gjatë përdorimit të substancave dhe në mungesë të substancës në organizëm (sindroma e tërheqjes). Substancat ndikojnë në gjithë organizmin por, kryesisht ato ndikojnë në sistemin nervor qendror që është i përbërë nga truri dhe nervat e shtyllës kurrizore. Substancat psikoaktive ndërveprojnë me neuronet e trurit duke rritur ose minimizuar ndërveprimin e tyre. Ndryshimi i funksionimit normal të neuroneve në tru, çon në ndryshimin e perceptimeve, mendimeve, emocioneve, sjelljes, por edhe të një sërë funksionesh të tjera të organizmit si: orientimi në hapësirë dhe kohë, lëvizshmëria, frymëmarrja, rrahjet e zemrës, presioni i gjakut, temperatura e trupit, perceptimet shqisore, sistemi imunitar, etj Parandalimi dhe trajtimi është i mundur. Njerëzit që kanë problem për shkak të abuzimit dhe varësisë nga substancat psikoaktive duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes, dhe bashkë me të të shqyrtojnë mundësitë e dhënies së ndihmës profesionale. Mjekja Suela Xhufi tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euroneës Albania se marijuana, ekstazia dhe MDMA-ja janë drogat që pihen më shumë nga vajzat sot në vendin tonë. Sipas saj mosha e konsumit të cigares apo alkoolit është ulur, ndërsa vihet re rritja e përdorimit të drogave nga vajzat në vend. “Kemi një rritje të përdorimit te femrat fatkeqësisht dhe kemi një rritje të përdorimit jo vetëm të alkoolit, por edhe te drogave të tjera. Te moshat e reja nuk është se gjejmë përdorimin e drogave të rënda,” – u shpreh Xhufi. 26 qershor është Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave. Kjo ditë është caktuar nga Kombet e Bashkuara për t’u kujtuar vendeve anëtare të OKB-së që të ndërmarrin masa për parandalimin e prodhimit, tregtimit, trafikimit ilegal, përdorimit dhe abuzimit të drogave në vendet respektive, si dhe ofrimin e ndërhyrjeve trajtuese dhe përkujdesëse të bazuara në evidenca dhe në respektim të të drejtave të njeriut.
Shendetesi
Marijuanë, ekstazi dhe MDMA! Mjekja: Këto pihen më shumë nga vajzat, shtohen përdoruesit.
- June 26, 2023
- 0 Comments
- 113 Views
Leave feedback about this