MAS nënshkruan marrëveshje të re për Albanologjinë me universitetin në Mynih.
Aktualitet

MAS nënshkruan marrëveshje të re për Albanologjinë me universitetin në Mynih.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka një marrëveshje të re me Universitetin “Ludë ig-Maximilians” në Mynih, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në degën e studimeve të Albanologjisë. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.“Jam entuziaste për nënshkrimin e marrëveshjes së re me Universitetin e Mynihut ‘Ludë ig-Maximilians’ Gjermani, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në Albanologji, me qëllim ruajtjen dhe vijimësinë e programit të studimit ‘Master në Albanologji’ në këtë universitet” – shkruan Ministrja Kushi. Kjo marrëveshje lidhet për një afat të pakufizuar dhe nënshkrimi i saj përkon me fillimin e studimeve për ciklin Master për sezonin pranveror. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, ishte edhe drejtuesi i Katedrës së Albanologjisë në këtë universitet në Mynih, njëherësh lektor i Gjuhës Shqipe, Bardhyl Demiraj. “Mirënjohje për Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, lektorin dhe drejtuesin e Katedrës së Albanologjisë në Mynih, i cili vazhdon të japë një kontribut të vyer dhe rol kryesor në promovimin e vlerave të gjuhës sonë të bukur shqipe për studentët atje,” – thekson znj. Kushi per tv klan

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X