Për tre lëndë të detyruara dhe atë me zgjedhje do të jenë testet që do të përgatiten për Maturën e vtit 2023. Fondi i pyetjeve për provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje do të hartohet nga grupet lëndore të përzgjedhura nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit. Në rregulloren e miratuar për provimet e këtij viti, përcaktohet se të gjithë anëtarët e grupeve lëndore, në kontratën që do të nënshkruajnë me Qendrën e Shërbimeve të Arsimit, do të marrin përsipër të ruajnë sekretin e hartimit të fondit të pyetjeve dhe të mos jenë në konflikt interesi. Fondi i pyetjeve do të jetë jo më i vogël se dhjetëfishi i pyetjeve që do të përmbajë testi përkatës i secilës lëndë. Ndërkohë që fondi i pyetjeve për provimin e teorisë profesionale të integruar, për Maturën Shtetërore Profesionale do të përgatitet me 4 teste alternative për drejtimet përkatëse, nga ku do të përzgjidhet vetëm një test për provim. Qendra e Shërbimeve të Arsimit, ngre grupet e punës, për hartimin e testeve të Maturës Shtetërore dhe Maturës Shtetërore Profesionale, sipas kualifikimeve profesionale të cilat miratohen me udhëzim të posaçëm. Përzgjedhja e pyetjeve për hartimin e testeve përfundimtare të provimeve të Maturës do të bëhet nëpërmjet teknologjisë digjitale, nga specialistë të caktuar me urdhër të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Autoritetet e arsimit sqarojnë se përzgjedhja e pyetjeve për hartimin e testeve do të bëhet në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit brenda ambienteve të izoluara të kësaj qendre. Të drejtën e përzgjedhjes dhe hartimit të testit përfundimtar të provimeve të Maturës (sesioni i parë dhe i dytë) e kanë vetëm personat e cilësuar si përzgjedhës i testit përfundimtar. Specialistët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit, në periudhën e KOEPS-it (është koha e ekspozimit potencial të sekretit, referuar periudhës së hartimit, shumëfishimit dhe shpërndarjes së testit, deri në përfundimin e provimit përkatës), nuk kanë të drejtë të përzgjedhin, sugjerojnë, ndryshojnë testet e provimeve të maturës të hartuar nga përzgjedhësit e testit përfundimtar. Pas hartimit të testeve përfundimtare kryhet shumëfishimi dhe paketimi i testeve të maturës nga punonjësit e caktuar me urdhër të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.
Aktualitet
Matura 2023, si do përgatiten testet për 3 lëndët e detyruara dhe atë me zgjedhje
- March 21, 2023
- 0 Comments
- 112 Views
Leave feedback about this