Matura/ Nxënësit testojnë sot njohuritë në Matematikë
Aktualitet

Matura/ Nxënësit testojnë sot njohuritë në Matematikë

 Maturantët do t’i nënshtrohet sot testit të tretë të Maturës Shtetërore. Janë 30 mijë maturantë që do të japin sot në orën 10:00 provimin e Matematikës, test ky, i cili do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Gjimnazistëve u mbetet dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 Qershor, që është lënda me zgjedhje.

Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan testit tëparë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Njësoj si vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.

Përfaqësuesit e kësaj të fundit, thonë se kjo nuk e ka cenuar aspak mbarëvajtjen e procesit. Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të riststojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X