Me çfarë ngrohen shqiptarët?
Aktualitet

Me çfarë ngrohen shqiptarët?

Stina e dimrit, shirat por dhe temperaturat e ulëta nxjerrin më në pah mënyrat e ngrohjes së familjeve shqiptare por dhe nevojave që kanë. Ndonëse qeveria po nxit përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, shumë pak qytetarë i aplikojnë.

Më shumë drutë e zjarrit, energjinë e elektrike dhe më pak panelet diellore janë mënyrat që shqiptarët ngrohin banesat e tyre. 

Në zonat malore qytetarët përdorin ngrohjen me dru edhe sepse ka probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe për një arsye tjetër se qytetarët e gjejnë më lehtë kurse  pjesa tjetër përdorin vetëm energjinë elektrike e cila ndikon direkte në rëndimin e rrjetit sidomos tani dhe me ardhjen e festave të fundvitit.

Sipas qyteteve Kukësi, Dibra e Korça zë përqindjen më të lartë të përdorimit të druve si mënyrë ngrohje, ndërsa Tirana, Durrësi e Vlora përdorin më së shumti energjinë elektrike.

Jo të gjithë qytetarët kanë mundësinë të ngrohin të gjithë banesën e tyre. Pra përdorin thjesht një kondicioner dhe dhomat e tjera janë të ftohta. Nuk mund të flasim për mirëqenie por për mbijetesë.

Vetëm 4% e familjeve shqiptare në të gjithë vendin e përdorin gazin për ngrohje për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ai paraqet. Por sipas ekspertëve implementimi i një sistemi qendror do të rriste cilësinë e jetesës.

Zgjidhje për të rritur dhe cilësinë e jetesës do të ishte një rrjet gazifikimi por duket që është shumë larg në vendin tonë dhe të paktën edhe për 15 vite të tjera”, tha eksperti i energjisë Azmer Duleviç per televizioninA2.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X