Me sytë nga shkolla profesionale/ Shtohen kërkesat nga të rinjtë në Sarandë
Aktualitet

Me sytë nga shkolla profesionale/ Shtohen kërkesat nga të rinjtë në Sarandë

Të rinjtë po shohin edhe shkollat profesionale për të marrë një zanat në të ardhmen. Kërkesat në rritje janë parë në Sarandë, për degë që lidhen me hoteleri-turizmin.

” Sezoni turistik që po lëmë pas krijoi vende pune dhe paga të kënaqshme. Kjo ka bërë që të rinjtë t’i drejtohen shkollës profesionale në kërkim të një zanati, par të qenë më të kualifikuar në tregun e punës”

Ledjani është një nga të rinjtë e sapo-regjistruar, në degën e Hoteleri-Turizmit.

“U regjistrova në Hoteleri-Turizëm sepse ëndrra ime është të bëhem kuzhinier.Besoj se këtu është vendi i duhur për t’u kualifikuar”- tha ai.

Kërkesa e madhe e tregut të punës në Sarandë për punonjës të kualifikuar, duket se po gjen zgjidhje nga shkolla profesionale.

“Ka një kërkesë shumë të madhe për profesionistë të kualifikuar në fushën e turizmit dhe hotelerisë, kush më mirë se shkolla e hotelerisë do ti përgjigjet kësaj kërkese të turizmit në Sarandë. Në shkollën tonë u jepet mundësia të rinjve që të formohen në drejtimet e hoteleri-turizmit, në kuzhinë, shërbime në restorant, shërbime në recepsion dhe në agjenci turistike dhe guida turistike”- u shpreh mësuesja e hotelerisë Polikseni Ikonomidhi.

Në këtë periudhë një vit më parë shkolla nuk kishte asnjë regjistrim, ndërsa sot numëron 24 të tilla. Me këto ritme pritshmëritë e drejtuesve të shkollës janë, që të formojnë 3 klasa hoteleri-turizmi për vitin shkollor 2023-2024.

“Viti i shkollor ka filluar i mbarë, deri tani kemi goxha regjistrime në krahasim me vitin e shkuar dhe shpresojmë që fluksi të jetë në rritje deri në 30 shtator, sepse synimi jonë është të vazhdojmë edhe me një klase të re për guidën turistike, dhe synimi jonë është që  shkolla jonë të kthehet në një shkolle rajonale për hoteleri turizëm, sepse edhe tregu është kërkesë-ofertë, dhe në treg sot kërkesat më të larta janë për profesionistet, të cilët dalin nga shkolla jonë dhe i punësojnë më pas bizneset  dalin nga shkolla jonë dhe i punësojnë më pas bizneset, kjo funksionon në partneritet dhe shkolla jonë ka një numër të lartë partnerësh dhe të gjithë këta partnerë me ndihmën që na japin gjatë vitit duke specializuar nxënësit tanë, kthehet më pas kur ata të punësohen në këto biznese”-tha  Drejtoresha e Shkollës së Mesme Rudina Liçaj.

Rëndësia e madhe e Sarandës në hartën e turizmit shqiptar, po bën gjithnjë e më shumë që të rinjtë e bashkisë së jugut të priren drejtë zanateve, duke ndjekur formime profesionale, që u mundësojnë kualifikim dhe mundësi pune që në moshë të hershme.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X