Mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe, mësuese Diana hap shkollën “Iliria” në Londër, apel prindërve
Uncategorized

Mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe, mësuese Diana hap shkollën “Iliria” në Londër, apel prindërve

Gjuha Shqipe tashmë edhe për fëmijët shqiptaë në Londër. Kjo është një nismë e ndërmarrë nga ekspertja e gjuhës shqipe. Teksa gjithnjë e më shumë qytetaret shqiptarë largohen jashtë vendit, sfidë mbetet mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe.

Britania e Madhe është një prej vendeve, ku numri i shqiptareve eshte i konsiderueshem. Ne komunën Barnet në Londër mësuese Diana Koçiaj me një eksperiencë prej 30 vitesh në mesimdhënie ka hapur shkollën “Iliria” për mësimin e Gjuhës Shqipe.

Ajo tregon se si e ndërmori këtë nismë, që synon jo vetëm mësimin e Gjuhës Shqipe, por nëpermjet saj edhe ruatjen ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, kulturës sone.

Interesi nga prindërit shqiptar dhe fëmijet e vegjël ka qenë i madh për të mësuar Gjuhën Shqipe në shkollën “Iliria”. Rreth 40 fëmijë janë bërë pjesë e saj.

Mësuese Diana ka edhe një mesazh për të gjithë ata prindër e fëmijë shqiptarë që zgjedhin të nisin një jete të re në një vend të huaj, larg Atdheut të tyre. 

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X