“Dhuratë për mësuesin Tim”, kështu është titulluar konkursi I organizuar nga Ministria e Arsimit ne kuadër të 7-Marsit, Ditës se mësuesit. Shkollat kane filluar punen, ndryshe nga vitet e tjera votat kete vit do te jene online dhe te personalizuara permes poezive, pikturave, skulpturave. Ne cdo shkolle konkursi do ti jete I hapur dhe transparent. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi fton nxënësit që të shprehin sa më bukur urimin e kësaj feste, frymëzuar nga mësuesit, përmes një punimi artizanal, kënge, pikture, skulpture, poezie, kartoline ose krijimi tjetër për të cilin ata kanë talent. “Ky konkurs gjithëpërfshirës ka qëllim që, mbështetur edhe nga programi i ri i arteve dhe zejeve në shkollat tona, të gjithë nxënësit e talentuar të mund të shprehin respektin, mirënjohjen dhe dashurinë për mësuesit, duke vlerësuar cilësitë më të mira tek ta, apo edhe një premtim ose thjesht disa fjalë të ngrohta për punën e tyre të palodhur”, theksoi Kushi. Punimet e përzgjedhura do të postohen në këtë faqe në datat 16-20 shkurt, të ndara në 3 albume të ndryshme sipas klasave (klasat 1-5, klasat 6-9, klasat 10-12).
“Emocioni që përcjell krijimi, ngjyrat e përdorura, bukuria e shkrimit, origjinaliteti dhe fantazia sipas mënyrës së gjithsecilit, janë kriteret që do të vlerësojë paraprakisht komisioni i ngritur në MAS”, tha Kushi. Krijimet që do të marrin më shumë pëlqime (nga persona realë) në secilin album do të përcaktojnë fituesit e konkursit të cilët, së bashku me mësuesit e tyre, do të jenë pjesëmarrës në eventin final të datës 7 mars, të mbushur me surpriza dhe dhurata qe do te realizohet prane Ministrise se Arsimit.
Aktualitet
Ministria e Arsimit: Hapet konkursi me punimet me te vecanta “Dhurate per mesuesin Tim”
- February 1, 2023
- 0 Comments
- 190 Views
Leave feedback about this