Ministrja Kushi në Prishtinë: Bashkëpunimi i kërkuesve shkencorë dhe universiteteve të dy vendeve, prioriteti absolut.
Aktualitet

Ministrja Kushi në Prishtinë: Bashkëpunimi i kërkuesve shkencorë dhe universiteteve të dy vendeve, prioriteti absolut.

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot në Prishtinë programin e bashkëfinancimit për projekte të përbashkëta të kërkimit shkencor. Programi i bashkëfinancimit u nënshkrua nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci. Në fjalën e saj Ministrja Evis Kushi nënvizoi se vitet e fundit bashkëpunimet mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e Arsimit janë intensifikuar shumë, në raport me vitet e kaluara. “Kemi vendosur që të financojmë deri në 16 projekte të përbashkëta të studiuesve tanë, të universiteteve tona dhe buxheti për secilin prej këtyre projekteve shkon në një vlerë maksimale prej 20 mijë euro. Sigurisht ne i kemi përcaktuar qartë edhe fushat prioritare që janë Bujqësia, Siguria Ushqimore, Mjedisi, Ndryshimet Klimaterike, Studimet Albanologjike dhe Trashëgimia Kulturore, e shumë fusha të tjera,” – theksoi Kushi.

Ministrja shprehu besimin se këto projekte do të ndihmojnë për t’i dhënë një zë të fuqishëm kërkuesve dhe studiuesve shqiptare në përgjigje të problematikave që shqetësojnë shoqërinë, si dhe do të jetë një mundësi shumë e mirë për të intensifikuar bashkëpunimin mes kërkuesve, shkencëtarëve shqiptarë, universiteteve apo edhe qendrave kërkimore shkencore. Sipas Ministres Kushi, bashkëpunimi i kërkuesve dhe universiteteve të dy vendeve është prioriteti absolut.

Së shpejti do të kemi edhe seminarin e Gjuhës Shqipe në Diasporë i cili do të zhvillohet në Vlorë këtë herë, ku do të mirëpresim së bashku me ministren Arbërien, miken e dashur, shumë mësues nga të gjitha vendet ku mësohet gjuha shqipe në diasporë. 

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X