Tejmbushen listat e specializimeve në mjekësi.Aktualisht thuhet se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së specializimeve afatgjata në mjekësi. Në total janë 330 kuota prej të cilave 159 kuota janë të mbuluara nga shteti, ku shumicën, 140 kuota i ka Ministria e Shëndetësisë. Sipas rektorit të universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata këtë vit ecuria e plotësimit të kuotave ka qenë më e mirë.“Efekti i rritjes së pagave ka ndikur edhe te plotësimi i kuotave të specializimeve të Mjekësisë. Mjekësia interne, apo anstezi renimaconi që kanë qenë problem janë plotësuar të gjitha kuotat”.Ndryshe nga disa specializime, si kardiologjie, endokrinologjia, apo kirurgjia që preferohen nga të rinjtë, ende dy specialitete kanë mungesë. “Mbetet si gjithmonë problematika e urgjencës, që ka pasur, por nuk kemi realizuar numrin e kuotave, gjithashtu edhe mjeku i familjes. Këto janë dy degët që kemi pasur më problematike, ndërsa të tjerat janë realizuar plotësisht”. Sipas rektorit Gjata, specializantët që mbyllin studime 4-vjeçare, në muajin Maj do zgjedhin vendet e punës, pasi kanë kontrata me Ministrinë e Shëndetësisë dhe duhet të punojnë tre vite në sektorin publik. Por kjo mundësi do tu jepet edhe atyre që janë nga kuotat e lira.“Specializantët kur janë me kuota të mbuluara pra që marrin rrogë nga shteti, e kanë të detyruar të punojnë tre vjet në Shqipëri dhe brenda pak ditësh do të thirren nga Ministria e Shëndetësisë, në bazë të renditjes për t’i përcaktuar vendet e punës kudo të shkojnë dhe ndërkohë duke pasur edhe vende të tjera, do t’u ofrojë edhe atyre që kanë mbaruar specializimin dhe që kanë qenë në kuota vende pune në sektorin publik. Eshtë në dëshirën e tyre nëse pranojnë ose jo” .Mjekët që ndjekin studimet e specializimit dhe janë nga kuotat e mbuluara, pra që kanë lidhur kontrata me minsitrinë që të punojnë tre vite në sektorin publik, paguhen me 80% të pagës së mjekut specialist, me rritjen e pagës së mjekëve specialistë, edhe studentëve u rritet paga.
Specilizimet afatgjata në mjekësi:
Kuotat e mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë 140
Kuotat e mbuluara nga Ministria e Drejtësisë 15
Kuotat e mbuluara nga Ministria e Brendshme 4
Kuota të lira (të pambuluara) 161
Kuota për transferim studimesh 10
Kuotat në total 330
Leave feedback about this