Vjeshta risjell rastet e Covid.Me ardhjen e vjeshtës janë rikthyer edhe virozat, por mjekët bëjnë me dije se kemi dhe një rikthim të lehtë të rasteve me Covid tek moshat pediatrike. Mjekët rekomandojnë që pacientët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj simptomave si temperature, rëne të imunitettit , lodhje apo diarre.
Temperature e lartë , rëne të imunitettit , lodhje, diarre janë simptomat më shpesh të hasura te pacientët e moshave pediatrike ,por pa përjashtuar këtu edhe adoleshentët.Me ardhjen e vjeshtës duket se janë rikthyer dhe virozat ndaj mjekja pediatre Sonila Brati rekomandon për konsultë me mjekun cilindo që ka këto sintoma.
“Në këto fillim shtatori po ndeshemi me viroza të shtuar, sidmos tek fëmijët. Temperatura e të vjella edhe tek te rriturit”, tha mjekja Brati.
Por bashkë me virozat stinore thotë mjekja kemi një rikthim të lehtë të rasteve me Covid tek moshat pediatrike . Mesatarisht në një javë pas kryerjes së tamponit rezultojnë pozitiv deri në 5 fëmijë.
“Ka një shtim të rasteve. Vjeshta do shtojë rastet me Covid”, tha mjekja Brati.
Mjekët rekomandojnë mosneglishencë të simptomave virale dhe moskonsumimin e antibiotikëve pa kryer vizitë tek mjeku përkatës.
“Duhet të mbajnë kontakt me mjekun. Të mos i neglizhojnë simptomat”, theksoi mjekja Brati.
Në Qendrat shëndetësore përkatëse për shkak të virozave qarkulluese cdo mjek pediatër pret mesatarisht mbi 30 vizita në ditë.
Leave feedback about this