Ngrohja në institucionet arsimore është në fokus keto dite teksa temperaturat minimale kanë shënuar disa gradë nën zero. Kush ka femije ne kopesht e ne shkolla e ka vuajtur me shume kete situate te krijuar nga moti I ftohte. Prindrit kane marre masa per femijet e tyre duke I veshur sa me komod kundrejt te ftohtit por ka dhe nga ata prinder qe kane investuar per ngrohje ne klasa ku bejne mesim femijet e tyre. “Une e kam vajzen ne shkollen Sabaudin Gabrani, ia kam derguar nje ngrohes ne klase sepse vajza me ankohej shume per ftohtin”, tregon Enkelejda Muca nje nga prindrit qe priste te merrte vajzen nga mesimi pasdite. Te njejten shqetesim shprehin dhe prindrit e shkolles “Emin Duraku” ku prej nje viti jane te atashuar prane kesaj shkolle. “Une kam vajzen ne klase te pare. Mesimi per klasen e pare pasdite nuk eshte ne favor te femijeve. Tani qe eshte moti shume I ftohte dhe mbarojne vone eshte shume problem per ne si prinder”, tregon Manushaqe Jata prind qe ka vajzen ne klas te pare. Ndërkaq sipas njoftimeve te Bashkise rreth 150 prej këtyre institucioneve që janë në varësi të Bashkisë Tiranë, i gjithë sistemi ngrohës është funksional dhe ne sherbimin e duhur.. “Sa i përket procesit mësimor në zonat rurale të kryeqytetit, vijon normalisht pasi janë marrë masat për ngrohjen në shkolla”, tregon ne nje dalje publike Erind Bejko drejtor I pergjithshem I Objekteve Publike.. Deri në fundjavë vendi ynë do të jetë i përfshirë nga acari siberian dhe më pas temperaturat do pësojnë rritje graduale sipas sinoptikanëve.
Aktualitet
Moti i acarte rikthen vemendjen per ngrohjen në kopshtet e shkollat e kryeqytetit
- February 8, 2023
- 0 Comments
- 136 Views
Leave feedback about this