Pacientët që jetojnë me dializë në Shqipëri përballen me mungesë të medikamenteve. Në një intervistë për Euronews Albania, doktor Ilir Pecnikaj, ekspert i farmaceutikës ngre shqetësimin se këta pacientë nuk kanë medikamentin më jetik.
“Barna jetike që në tregun shqiptar nuk janë përsa i përket trajtimit të dializës, në tregun shqiptar mungon Mimpara, është jetik, ky është problem i sistemit, nuk ka autorizim sa kohë mungon në treg. Nga trajtimi i dializës ka disa kundërindikacione për të cilët mimpara është mëse i nevojshëm”, theksoi ai.
Mundësia e vetme është që ky medikament të blihet jashtë Shqipërisë. Eksperti thotë se trajtimi mujor kushton mbi 1200 euro, e në këto kushte shumë pacientë se marrin duke prishur cilësinë e jetës. “Alternativë që mbulon këtë bar nuk ka dhe po të shohësh mesataren e jetëgjatësisë të personave që trajtohen me dializë është shumë herë më e ulët dhe cilësia që bëjnë njerëzit me dializë në Shqipëri është tmerrësisht e keqe dhe kjo vjen vetëm nga trajtimi i barnave. Këtu nuk është mungesa profesionale e mjekëve, por mungesa e medikamenteve dhe mundëssië për ti blerë këto medikamente”, u shpreh mjeku.
Vetëm në qendrën spitalore “Nënë Tereza” trajtohen me dializë 110 persona, ndërsa numri total në të gjithë vendin shkon rreth 300 pacientë.
Leave feedback about this