Në të gjithë vendin vetëm brenda një muaj janë vaksinuar 140 mijë qytetarë kundër gripit stinor. Interesi për vaksinën e gripit këtë vit ka qenë tejet i lartë nga grupet e riskut. Vetëm për një muaj numërohen 140 mijë qytetarë të jenë vaksinuar kundër gripit stinor në të gjithë vendin. Në një intervistë televizive, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se vaksina e gripit dhe COVID duhet te aplikohen njëkohësisht. “Kemi një ecuri shumë të mirë të kryerjes së vaksinave në çdo qendër shëndetësore. Pavarësisht se kemi hyrë në sezonin vjeshtë dimër vaksina mund të kryhet në çdo moment, dhe ndërkohë krijon një mbrojte shumë të mirë ku ne evitojmë format e rënda të sëmundjes, evitojmë vdekjet,” – u shpreh Tomini. Në pothuajse të gjitha qytetet duket se kurba e të prekurve nga gripi dhe covidi sa vjenë e po rritet. Ajo që duhet të theksohet është se simtomat e gripit dhe të covidit janë pothuajse të njëjta. Për këtë mjekët u bëjnë thirrje të gjithë grupeve të pacientëve që të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të kaluar sa më lehtë këtë periudhë.
Aktualitet
Ndërrimi I stinës shton numrin e të prekurve me viroza dhe covid. Drejtoresha e ISHP-së paralajmëron qytetarët: Gripi dhe COVID do të jenë në bashkëqarkullim, thirrje grupeve të rriskut për të aplikuar vaksinën.
- November 16, 2023
- 0 Comments
- 102 Views
Leave feedback about this