Në 1 muaj 300 këmbësorë të gjobitur / Policia: Shumica i kanë paguar në dorë menjëherë.
Aktualitet

Në 1 muaj 300 këmbësorë të gjobitur / Policia: Shumica i kanë paguar në dorë menjëherë.

Kalimet mes përmes rrugës si në këto raste janë shkak i gati 20% të aksidenteve të ndodhura në vend. Nisur nga shkeljet në rritje, policia ka nisur ndëshkimin e qytetarëve prej 1 Janarit.

Në një muaj, Policia e Tiranës ka gjobitur rreth 300 qytetarë.

“Për Janarin janë vendosur rreth 300 masa administrative, mesatarisht 10 masa në ditë, është një nismë që do të vazhdojë. Problematika është më shumë të moshat e treta për arsye se është risku më i madh në përshirje në një ngjarje rrugore”.

Gjoba është në vlerën e 1 mijë lëkëve të rinj. Policia thotë se në shumicën e rasteve është paguar në moment.

“Nëpërmjet kartës së identiteti, i merren të dhënat, ne jemi fokusuar në afërsi të pikave ku bëhet lekujdimi. Kemi pasur mirëkuptimin dhe dashamirësisë për të bërë pagesën”.

Megjithatë ka edhe raste kur qytetari e ka të pamundur pagesën në moment.

“I është dhënë numri i telefonit agjentit verifikues, kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe në një moment të dytë është paraqitur mandati i arkëtimit”.

Shkeljet më të shumta nga këmbësorët vërehen tek segmenti që lidh Rrugën e Elbasanit me rrethin e Sanatoriumit, Bulevardi Zhan Dark, Bulevardi Gjergj Fishta, Bulevardi Bajram Curri, Rruga Dritan Hoxha, si dhe Rruga e Kavajës.

Në të gjithë Shqipërinë vitin e kaluar rezulton se janë gjobitur rreth 459 qytetarë. Tirana, Durrësi dhe Fieri janë qytetet më problematike.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X