Muaji mars ka nisur me nje bilanc te frikshem humbje jete neper gjithe rruget e vendit. Aksidentet me vdekje te rinjsh ka qene dhe kryefjala e javes qe lame pas. Nga data 6 mars dhe deri më sot rrugët e Shqipërisë nuk kanë qenë të qeta, aksidentet e shumta kanë qenë kryefjala e kësaj jave ku mbetën disa të lënduar dhe humbën jetën 7 persona.
14 aksidente në 5 ditë janë një shqetësim i madh, ku autoritetet përgjegjëse do duhet të kishin dhënë një sqarim dhe të mbanin përgjegjësitë e tyre.
Kronologjia e aksidenteve që tronditën Shqipërinë
6 mars
Një aksident tek kryqëzimi i 5 majit në kryeqytet ku mbetën të lënduar 6 persona, jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë, një tjetër makinë u përplas në zonën e Xhamllikut, ku fatmirësisht nuk pati dëme.
7 mars
Një automjet përplasi në Vlorë një motor ku mbeti i lënduar drejtuesi i motorit.
Elbasan, në zonën e Kuqanit aksidentohen 3 automjete ku nuk pati lëndime serioze.
8 mars
Shijak, një automjet përplasi për vdekje një person i cili po udhëtonte me biçikletë.
Aksi Elbasan-Peqin, një kamion përplaset më trajlerin.
9 mars
Aksident tragjik në kryeqytet, ku për pasojë humbën jetën 3 të rinj dhe mbetën të lënduar 3 persona të tjerë.
10 mars
Kavajë, një makinë përfundoi në kanal, ku si pasojë humbi jetën shoferja e mjetit.
Durrës, betonierja përplasi për vdekje një person që po ecte me biçiklete në afërsi të zonës së spitalit.
Në aksin Korçë-Pogradec u përplas për vdekje një këmbësor.
Shëngjin, një automjet u raportua se përplasi një shtetase të mitur afgane 7 vjeçe, e cila mbeti e lënduar.
Në Fier, u raportua se automjeti përplasi një 60 vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.
Po ashtu në aksin Kardhiq-Delvinë dy makina u përplasën kokë më kokë me njëra tjetrën
Tiranë, u raportua se në rrugën Llazar Shapatini makina doli nga rruga.
Ky bilanc tragjik shihet si një mungesë e sigurisë në rrugë, ekspertët kanë ngritur shqetësimet e tyre dhe kanë ofruar disa zgjidhje që të ketë sa më pak aksidente. Ndërkohë ka nisur dhe një aksion policor ku në 24 orët ë fundit janë hequr 66 patenta dhe janë vendosur disa gjoba. Por reagimi i shtetit duket se vjen si pasojë e një jave me shumë aksidente, ndërkohë që ligji dhe siguria rrugore duhet të jetë prioritet në çdo moment që të kemi sa pak aksidente dhe siguri në rrugët e Shqipërisë.
Leave feedback about this