Në Kosovë nis shkolla. Fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës
Aktualitet

Në Kosovë nis shkolla. Fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës

Shqiptarët e Kosovës përfunduan pushimet në bregdetin tonë këtë fundjavë, pasi nesër, atje nis viti i ri shkollor.

Shumica e pushuesve nga Kosova kanë menduar të përfundojnë pushimet verore pasi fillojnë punën normalisht në institucionet e tyre. Për pasojë, në rrugën e Kombit ka patur gjatë gjithë ditës qarkullim të shtuar të automjeteve ndërsa në pikën kufitare të Morinës janë krijuar radhë.

Falë marrëveshjes së lirë mes dy pikave kufitare kalimi në Morinë është lehtësuar ndjeshëm, duke reduktuar kohën e pritjes. Të gjitha sportelet kanë punuar me kapacitet të plotë.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit gusht nga pika e kalimit kufitar të morinës kanë hyrë rreth 162 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 830 mijë shtetas të huaj.

Megjithëse pushimet zyrtare kanë përfunduar, edhe gjatë muajit shtator priten pushues të shumtë nga Kosova, kryesisht gjatë fundjavave.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X