Në Shqipëri Kanceri i mushkërive, ndër tumoret kryesore.Specialistët: Faktorët e riskut duhanpirja dhe ndotja e ajrit
Aktualitet

Në Shqipëri Kanceri i mushkërive, ndër tumoret kryesore.Specialistët: Faktorët e riskut duhanpirja dhe ndotja e ajrit

Kanceri mushkërive një ndër tumoret kryesorë dhe dominues në popullatë. Këtë lajm e bëjnë me dije vetë mjekët e kësaj fushe.

Sipas tyre, pacientet e prekur nga tumoret në vendin tonë janë shtuar vitet e fundit dhe më shpesh evidentohen rastet me kancerin e mushkërive dhe të gjirit. Mjekja onkologe Kleida Mati shprehet se janë një sere faktorësh ndikues tek këto sëmundje.

“Kanceri më i shpeshtë është kanceri i mushkërive, tek burrat kryesisht sepse tek gratë është kanceri i gjirit. Është vënë një rritje e tumoreve gastro-intestinale, të kolonit, të zorrës së trashë, pra të stomakut, pra sigurisht të lidhura me faktorë risku, të ushqyerit, jeta sedentare, mbipesha, obeziteti, jemi duke e parë edhe në shumicë të reflektuar edhe në rritjen e numrit të rasteve. Është shumë e rëndësishme të përmendet këtu duhanpirja, por edhe ndotja e ajrit”, tha mjekja.

Një tjetër faktor shqetësues për specialistët është edhe shfaqja e tumoreve tek moshat më të reja.

“Dikur kanceri ka qenë i diagnostikuar më shpesh në moshat mbi 60 vjeç, ndërsa tashmë jemi duke e parë gjithmonë e më shpesh nën moshën 50 vjeçare që nuk është aspak e zakontë, ç’është e vërteta. Në rast se kemi dikë në familje me kancer jemi më shumë të predispozuar për të zhvilluar jo vetëm atë kancer, por kancer në përgjithësi, pra lloje të tjera kancerash të palidhura me atë që kemi pasur në familje”, tha mjekja.

Sipas shifrave zyrtare çdo vit evidentohen 800 raste të reja të prekura nga kanceri i mushkërive, ndërsa tumoret e ndryshme janë shkak për vdekjen e rreth 3500 personave në vit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X