Në Tiranë , këmbësorët burim aksidentesh në rrugë.
Aktualitet

Në Tiranë , këmbësorët burim aksidentesh në rrugë.

Të ecësh në vija të bardha edhe kur semafori është i kuq si në këtë rast, është thuajse e zakonshme rrugëve të Tiranës. Nuk mungojnë as rastet kur këmbësorët futen në mes të rrugës për të kaluar nga njëra anë në tjetrën. Policia Rrugore e has këtë problematikë kryesisht në zonat urbane me dendësi të shtuar të popullsisë.

Gerhard Baka, specialist i trafikut urban: Të rinjtë studentë, 25-30 vjeç, po dhe moshat e mëdha 50, 60 apo dhe më të madhe janë më problematikët. Për këtë vit duhet të jenë vendosur mbi 50 apo deri në 100 masa. Gjoba është 1 mijë Lekë të reja.

Ekspertët e lidhin këtë situatë me mosnjohjen e rregullave të qarkullimit rrugor, prandaj dhe sugjerojnë një lëndë të posaçme në shkolla.

Arben Luzi, ekspert rrugor: Minimalisht duhet të jetë një kapitull i veçantë në fillore dhe të vijë duke u zgjeruar derisa në gjimnaz dhe në shkollën e lartë të bëhet lëndë më vete.

Por përveç rasteve të papërgjegjshmërisë, disa qytetarët thonë se shpesh detyrohen të rrezikojnë sepse në disa zona mungojnë vendkalimet për këmbësorët, ndërsa rezerva kanë edhe për drejtuesit e automjeteve që jo gjithmonë i respektojnë.

 “Unë jetoj në Zyberisht është shumë problem, nuk ka rrugë për këmbësorët, nuk kemi ku kalojmë. Më shumë vija të bardha duhet te ketë.”

“Në radhë të parë vija të bardha nuk ka, në radhë të dytë shoferët ndalojnë kur ka grupe njerëzish, kur është një individ as nuk e çajnë kokën për këtë punë.”

“Edhe këmbësori ka faj, po dhe shoferi, të dyja anët. Duhet të ketë më shumë vija të bardha, dhe këmbësori të hapë sytë dhe shoferi të heqë telefonin nga dora kur ecën me makinë.”

Bashkia thotë se po i jep prioritet këtij problemi në zonat ku rrugët po rehabilitohen.

Erind Bejko, drejtor: Sfida është të shtrihemi në blloqet e banimit.

Për shmangien e kalimeve në mes të rrugës, bashkia thotë se po punon për vendosjen e barrierave bllokuese.

Erind Bejko, drejtor: Në qytet jemi duke vendosur kangjella, të cilat e orientojnë trafikun e këmbësorëve dhe e çojnë te kryqëzimet e lejuara dhe vizat e bardha që jo secili të futet aty ku ka rrugën e tij më të shkurtër, me qëllim që gjithë qyteti të disiplinohet.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, këtë Shtator në afro 12% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X