Nesër nis regjistrimi i fituesve në Universitet
Maturantët të cilët janë shpallur fitues në universitetet publike dhe private të vendit kanë mundësinë të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse duke nisur nga data 29 Gusht deri më 11 Shtator. Në fakultetin e Ekonomisë në universitetin e Tiranës sipas dekanit Dhori Kule, interesimi i maturantëve ka qenë shumë i lartë, ndërsa në vit të parë do pranohen rreth 1300 studentë.
“8500 aplikantë, pra 43% e maturantëve të Shqipërisë kanë aplikuar të ndjekin fakultetin e Ekonomisë në universitetin e Tiranës. Kjo shifër tregon faktin e besimit qe maturantët dhe familjete e tyre kanë në fakultetin e Ekonomisë, por një besim i konfirmuar nga realiteti i punësimit të tyre.”u shpreh Kule në një prononcim për tv Klan.
Sipas dekanit të ekonomisë, duke qenë se maturantët zgjedhin 10 degë, me nisjen e regjistrimit do të mbeten dhe kuota bosh pasi shumë prej tyre janë shpallur fitues në disa programe studimi.
“Të mos shqetësohen maturantët se sikur të gjithë të regjistrohen mbeten 291 vende të lira, vende që janë të lira, pasi janë shpallur fitues në një nga katër degët e fakultetit të Ekonomisë, përveç faktit se nga ata që janë shpallur fitues mundet të regjistrohen, siç është praktika e çdo viti në univeritetet dhe fakultet të tjera, në mjeksi, farmaci, juridik, etj”
Në raundin e parë të aplikimeve në universitet kanë aplikuar 19,600 kandidatë, ndërsa universitet në mbarë vendin ofrojnë 32 mijë kuota pranimi.
Leave feedback about this