Në garë janë rreth 400 kandidatë për 155 kuota pranimi. Korrigjimi i testit elektronik
Konkursi i pranimit zhvillohet ditën e mërkurë në sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Pjesëmarrësit në konkurs, duhet të paraqiten në orën 10.00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi. Koha e zhvillimit të testit është 2 (dy) orë nga momenti i hapjes së tezës. Testi do të përmbaj 60 pyetje dhe përgjigjet e pyetjeve do të jenë me përzgjedhjen e alternativës së saktë, në mënyrë që të mundësojë korrigjimin elektronik.
Testi është i ndarë në katër pjesë; Test i arsyetimit logjik, test i kulturës së përgjithshme , test i historisë së arkitekturës, testi i vizatimit dhe prezantimit. Secila pjesë e tij vlerësohet me 25% të pikëve.
Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kenë me vete mjet identifikimi kartë Identiteti ose Pasaportë.
Në provim kanë të drejtë të hyjnë vetëm ata kandidatë që veç se kanë plotësuar formularin A2, kanë bërë edhe regjistrimin pranë fakultetit për të hyrë në testin e pranimit. Sipas listës së publikuar nga universiteti janë 391 kandidatë. Të cilët do të garojnë për degët Master Shkencor në Arkitekturë , profili Arkitekt, në total janë 80 kuota për kandidatët brenda trojeve, për profilin Urbanist me 50 kuota pranimi, si dhe bachelor në Arkitekturë, Interieri e Dizajn, që ka vetëm 25 kuota pranimi. Pothuajse 1 në 2 kandidatë do të shpallet fitues në fakultetin e Arkitekturës.
KUOTAT NE FAKULTETIN E ARKITEKTURES
Arkitekt 80 kuota
Urbanist 50 kuota
Arkitekturë, Interieri e Dizajn 25 kuota
Leave feedback about this