Nevojë urgjente për dhurim gjaku, ka mungesë të theksuar te grupit 0. Jo vetëm për talasemikët, por edhe për pacientët e Onkologjikut dhe Hematologjisë
Shendetesi

Nevojë urgjente për dhurim gjaku, ka mungesë të theksuar te grupit 0. Jo vetëm për talasemikët, por edhe për pacientët e Onkologjikut dhe Hematologjisë

Muajit e verës kanë sjellë një ulje të dhuruesve vullnetar të gjakut, ndëkohë që nga ana tjetër është rritur nevoja për gjak nga pacientët, kryesisht ata me sëmundje tumorale dhe ata të shtruar në pavionin e hemofilisë. Qendra kombëtare e transfuzionit të gjakut u bën apel të gjithë qytetarëve që janë të shëndetshëm, që të dhurojën gjak dhe sidomos atyre që janë të grupit zero.

“Po hasim vështirësi në fakt shumë me grupin zero. Kjo për disa arsye. Pikë së pari të gjitha dhurimet që në kemi bërë fatkeqësisht na kanë dalë grupe të tjera, pra jo siç është e shpërndarë në popullsi grupi 0 i cili dominon me rreth 42% të popullsisë dhe nga ana tjetër në këtë periudhë ne kemi pasur një shtim të pacientëve me grup 0 në spitalet publike dhe jopublike.”

Sipas bluzave të bardha përveç të sëmurëve talasemik një nevojë të madhe kanë edhe të sëmurët kronikë. 

“Individët me talasemi, pacientët e hematologjisë, onkologjikut janë edhe kontigjenti të cilët konsumojnë edhe më shumë njësitë e gjakut. Pacientët e këtyre pavioneve kanë rezultuar 0 dhe prandaj edhe ne jemi në emergjencë për grupin 0.”

“Përsa i përket volumit të humbur ajo ripërtërihet brenda 24 orëve, ndërsa përsa i përket cilësisë pra elementeve që ai individ ka humbur nga dhurimi i gjakut ajo ripërtërihet për tre javë. Kështu që dhurimi i gjakut nuk ka asnjë efekt anësor, përkundrazi ndihmon shëndetin kryesisht gjininë mashkullore. Bën të mundur uljen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, trompoza, ulje të kolesterolit, tensionit.”

Me dhurimin e gjakut të gjithë qytetarët përfitojnë edhe mbi 30 analiza falas që mësojnë gjendjen e tyre shëndetësore. Dhurimi i gjakut mund të bëhet pranë qendrave të dhurimit në çdo spital. 

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X