Kontrollet në vijën bregdetare të vendit kanë sjellë bllokimin e 9 mjeteve të tjera lundruese nga Saranda në Durrës. Konkretisht: Në plazhin e Ksamilit, u bllokua një mjet lundrues gomone, për shkak se lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari dhe si pasojë përbënte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve në këtë plazh. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 Lekë të rinj; Në plazhin e Potamit, u bllokua një tjetër mjet lundrues gomone, për shkak se lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari, dhe si pasojë përbënte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve në këtë plazh. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 Lekë të rinj; Në plazhin e Golemit, u bllokua një mjet lundrues argëtimi Jet Ski, pasi lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari, dhe si pasojë përbënte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve në këtë plazh. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 Lekë të rinj; Në plazhe të ndryshme në juridiksionin e DVKM Vlorë, u bllokuan 3 mjete të tjera lundruese argëtimi Jet Ski dhe 1 gomone, pasi drejtuesit e tyre ishin të papajisur me dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë adiministrative 10 000 Lekë të rinj; Në portin e Durrësit, u bllokuan 2 mjete lundruese skafë, pasi drejtuesit e tyre kishin tejkaluar afatin për regjistrimin e pronësisë për këto mjete, sipas përcaktimeve ligjore. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese, u ndëshkua me masë adiministrative 20 000 Lekë të rinj.
Aktualitet
Nga Saranda në Durrës, bllokohen 9 mjete të tjera lundruese.
- July 9, 2023
- 0 Comments
- 124 Views
Leave feedback about this