Nje 17 vjeç vdes nga droga. Ish-përdoruesi: Drogën e gjen kudo në Tiranë “ 10 vjeç kam nisur me hashash”.
Aktualitet

Nje 17 vjeç vdes nga droga. Ish-përdoruesi: Drogën e gjen kudo në Tiranë “ 10 vjeç kam nisur me hashash”.

Nje adoleshent humb jeten si pasoje e konsumimit te droges. Alarmi eshte leshuar nga ekspertet e fushes. Konkretisht behet fjale per një ngjarje shume te rende ku nje 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të tepërt të drogës, kjo ngjarje sigurisht ka ngritur shqetësimin me te madhe se ku e gjejnë drogën moshat e reja dhe sa e lehtë është për ta të bëhen përdorues të lëndëve narkotike.

Gazetarja e Euronews Albania ka arritur të zhvillojë një bisedë me një ish-përdorues të drogës i cili ka treguar se drogën mund ta gjesh lehtësisht në Tiranë.

“Isha 10 vjeç kur provova hashashin për herë të parë. E gjen ku të duash, të japin njerëzit. Duke pirë të tjerët i kam kërkuar. Unë dilja punoja nxirrja nga 100 nga 200. Të gjitha i shpenzoja për drogë. Heroinën për herë të parë e provova 14 vjeç. Po bën 11-12 vite tani. Tani kam vendosur të heq dorë nga varësia. Këtu në qendër kam dy javë. Shkova në spital se e ndjeva veten keq. Aty mu mbush mendja e thash duhet ta lë”,-tha për Euronews Albania ish-përdoruesi i drogës.

I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania ai tha se në fillim për të konsumuar drogë e shtyu kurioziteti. Ai ka treguar se në fillim ndihej keq por  më pas ndihej mirë.

Ai ka treguar se drogën ai mund ta gjende kudo nëpër Tiranë, kryesisht në zonën e kinostudios.

“Pika që gjeja gjithmonë ishte në Kinostudio. 10 mijë lekë kushtonte një 0.1, 0.2. Unë pija tre katër apo pesë në ditë. Konsumoja çdo ditë, më kapte gjaku, doja dozën. Më kapnin të dridhura, nuk duroja dot trupin, ato kriza janë shumë të forta”,-tha ish përdoruesi i drogës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X