Sa herë shkojme ne Pogradec gjithkujt i del perpara qyteti i bukur buzë liqenit, ku natyra ka qendisur një nga “perlat” e saj me te bukura. Ky pra është fshati ku te duket tamam si vend kukullash, aty ku bluja e përhershme e pasqyrës së ujit, e kuqja e ndezur e lindjes së diellit, gjelbërimi gjithëvjetor dhe njerëzit e dashur e punëtorë, të presin buzagaz për të kaluar nje ditë pushimi ndryshe. Në brendësi të fshatit gjenden shtëpi të vjetra (qindravjeçare), kisha e Shën Pandelimonit, por turistët mund të shijojnë edhe gatimet tradicionale dhe starkinkat (mollët) e famshme të zonës. Një nga gjërat më “pikante” në brendësi të fshatit është shtëpia e “Teto Ollgës”, bashkë me bustin që është ndërtuar për nder të aktores Violeta Manushi . Rrugica e fshatit është e njëjtë me atë të rreth 40 viteve më parë, qendra po ashtu. Ato janë rikonstruktuar me mjeshtëri duke ruajtur origjinalitetin. Kushdo që viziton fshatin mund të shohë e të prekë burimin ku Ollga është rrëzuar, por edhe lumin ku rrëzoi postierin. Tushemishtasit te ftojne neper gardhet e shtepise tyre, disa ofrojne ushqime tradicionale, disa pije, ka edhe piktura e skulptura te ndryshme neper rrugen kryesore te fshatit turistik qe e meriton te quhet “vend yll” ose “pamje kukull” si ne filma. .Ajo qe te bie me shume ne sy jane kukullat. Stenda te dezajnuara bukur me “kukulla bio” vetem ne Tushemisht gjen. Pamja e kukullave nis qe tek rruga kryesore dhe te shoqeron deri ne sheshin e fshatit. Princesha Elsa, Ana flokëkuqja, njëbrirëshi, Superman, Spiderman dhe plot personazhe të tjerë, mahnitin të vegjël dhe të rritur qe shkelin kalldramet e atij fshati. Udhetuam nje fundjavë në fshatin turistik të Tushemishtit dhe ajo ç’ka na ra në sy janë kukullat e punuar me grep e me shume delikatese nga artizanet e zones. Njera prej tyre eshte zonja Përparime që sapo e takon reflekton pozitivitet e shume dashuri per te gjithe turistet qe e pyesin jo vetem per cmimet ne tezgen e saj por dhe per shtepiat ne fshat. Punimet me grep i ka mësuar në moshë fare të re. Prodhimin e kukullave e ka nisur tre vjet më parë e nxitur nga vajza e saj e vogël guxoi të eksperimentojë dhe ja doli të bëjë kukulla me grep.
“E para s’doli kaq mirë sa këto që bëj sot, e kam ruajtur ate sepse eshte bere ajo sebep qe une kam nisur kete pune”.Kukullat prej akreliku duken perfekte saqe te japin ndjesine me te mire se sa origjinalet. Personazhet e reklamuara dallohen lehtësish se kush janë. Fytyra, flokët, veshjet e tyre janë punuar mjeshtërisht nga Përparime Gegprifti. S’ju mungon asnjë detaj jane fiks “kukulla bio” nga prodhimi I artizanes se palodhur. Artizanet bejne me dije se më të vështirë për t’u realizuar janë heronjë e djemve.
Për çdo kukull akreliku i duhet të shpenzojë 4 ose 5 orë në ditë. Çmimi që ju ka vendosur është tejet modest. Është shume zemergjerë kur sheh prindër që nuk ja u blejnë dot fëmijëve ul çmimin.
“Nje kukull. 4 orë pune me çmim 5 mijë”. E kani menduar te gjitha dhe cmimet jane te njejta te te gjitha artizanet e kesaj zone.
Mes personazheve të kartonave në stendat e artizaneve gjen jo vetem kukulla por dhe veshje popullore. Sipas artizaneve te zones kukullat me veshje popullore preferohen më shumë nga turistet kosovarë. Turistët mund të eksplorojnë që nga natyra, deri tek gatimet për ta shndërruar vizitën e tyre në një eksperiencë mjaft tërheqëse në vendin e mikpritjes. Ky fshat turistik me shtëpi mikpritëse të përshtatura më së miri për turistët, ka krijuar tashmë një simpati të padiskutueshme tek pushuesit vendas e të huaj qe sa ikin mendojn serisht te vijne ne fshat.
Leave feedback about this