NUMBEO nxjerr indeksin: 17. 5 vite për të blerë një apartament në Tiranë.
Ekonomi

NUMBEO nxjerr indeksin: 17. 5 vite për të blerë një apartament në Tiranë.

Apartamentet sa vijne e shtrenjtohen në kryeqytet. Vitet e fundit ky fenomen sa vjen e shtohet dhe ka prekur të gjitha zonat e Tiranës.Të ardhurat e ulëta për cdo familje shqipëtare si e re ashtu dhe ekzistuese dhe  çmimet e larta të apartamenteve e rendisin Tiranën ndër qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një banese si prone. Nderkaq nje familjeje shqiptare per te ardhur ne Tirane per te blere nje apartament I nevojiten 17,5 vite pune, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës, sic eshte Parisi, një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 20.2 vite. Kete fakt e ka publikuar Numbeo, ne renditjen e 332 shteteve në botë për indeksin e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti për vitin 2023 (llogaritet si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave) . Duke pare dhe krahasimet e tjera bazuar ne te dhenat e

Numbeo-s Tirana renditet ndër shtetet europiane për çmimin më të shtrenjte te apartamenteve per banese. Indeksi i përballueshmërisë së blerjes së pronës për Tiranën, analizuar dhe vitet e mepareshme duket se ka qenë i lartë edhe në indeksin e vitit 2021 përkatësisht me 16.2 vite dhe në 2022 me 15.7 vite. Konkretisht për 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë sipas Numbeo-s është Parisi me 20.2 vite pune per blerjen e nje apartamenti, që ndiqet nga Lisbona, me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Renditja sipas statistikave te kesaj te fundit nxjerr ne pah nje fakt shume te rendesishem qe pas Milanos për apartamentet më të shtrenjta në Europë është bere Tirana. Tirana pozicionohet në vendin e 51 në renditjen botërore të Numbeo-s, para Mynihut ku një familje për t’u bërë pronare në këtë qytet i nevojiten 16.1 vite, në Vjenë 11.5 vite, në Nju York, 10.2 vite, në Bruksel, 6.7 vite apo në Majami, 5.8 vite.

Ajo qe eshte vecuar ne kete buletin te dhenash eshte se një nder qytetet më shtrenjta në rajon është Beogradi ku duhen 19.6 vite të bëhesh pronar shtëpie. Qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Sarajeva, me 11.8 vite. Ndëra per Shkupin dhe Athinen ky tregues është 15.3, kurse në Podgoricë ka tregues prej 12 vite.

Ndersa qytetet thuajse me te paprekura  në botë për të blerë një apartament është Shangai në Kinë ku duhen 46.6 vite për të blerë një apartament. Më pas qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë është Beijing i Kinës me 45.8 vite vite dhe Hong Kongu me 44.9 vite.

Shqiperia sa vjen e shtrenjtohet per mundesine e nje apartamenti.

Ndërkohe ne Shqipëri për 2023 çmimet e apartamenteve nuk do të ulen. Kete fakt e pohojne

Ndërtuesit dhe  paralajmërojnë se në Shqipëri nuk do të ketë rënie të çmimeve të apartamenteve. Bazuar ne një vëzhgim të “Monitor”, çmimet e apartamenteve në shumë zona të Tiranes nuk kanë ndryshuar krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar. Konkretisht duke nisur nga ndërtimet e reja në fillim të zonës së “Komunës së Parisit” edhe këtë vit po shiten që në nisje të investimit me çmime 2,100 deri në 2,200 euro për metër katror. Ndërtuesi Hajredin Frateri pohon për “Monitor” se çmimet minimale të apartamenteve në zonat larg qendrës apo periferitë nuk pritet të bien nën 750 euro për metër katror, ndërsa çmimi maksimale do të vijojë të jetë deri 950 euro për metër katror. “Shumë familje të reja po kërkojnë të blejnë shtëpi ndërmjet kreditimit të tyre nga bankat, pavarësisht se interesat e kredive janë rritur. Është e nevojshme që nga bankat e nivelit të dytë pronat ekonomike të kreditohen 100%”. Nderkaq Fratari parashikon rënie të çmimeve në pronat luksoze, kryesisht të kullave për shkak të çmimit të tyre të lartë.

Ndërtimet e reja, sidomos në Tiranë, janë luksoze dhe kanë si target blerës me të ardhura shumë të larta. Këto të ardhura që përdoren për blerjen e pronave shpesh nuk justifikohen nga burimet zyrtare. Sektori i ndërtimit ishte një nga tipologjitë kryesore për pastrimin e parave nga Organizatat e krimit të Organizuar për vitin 2020 sipas raportit të Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Aktorë të tregut të shitjes së pronave të patundshme thanë se në rast se nga qeveria do të miratohet amnistia fiskale, çmimet e apartamenteve do të rriten, pasi do të shtohen flukset e parasë informale për blerjen e tyre. Në të kundërt ekspertë të tregut parashikojnë rënie të çmimeve, sidomos të pronave luksoze.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X