Obeziteti shton sëmundjet kronike e favorizon kancerin."/>
Shendetesi

Obeziteti shton sëmundjet kronike e favorizon kancerin.

Obeziteti ka shënuar një rritje në popullsi në 10 vitet e fundit, sipas të dhënave të Shëndetit Publik, duke u bërë një rrezik për disa sëmundje kronike. “Obeziteti tek femrat dhe meshkujt e rritur është në rritje, mbipesha është një faktor madhor që lidhet me sëmundjet kardiovaskulare apo sëmundje të tjera kronike.” Obeziteti tek femrat është më i lartë, ka arritur në nivelin mbi 16% nga 9.7% që ishte më parë, ndërsa tek meshkujt nga 8.5% është mbi 13%. Sa i përketë mbipeshës, është pothuajse në të njejtat nivele. 40% tek burrat dhe rreth 29% tek gratë. Mbipesha është shqetësim edhe tek fëmijët, sipas ekspertes Dorina Toçi per tv klan. “Tek fëmijët prevalenca e mbipeshës varion midis 10 deri në 15%. Këta fëmijë kanë rrezik të shtuar për të zhvilluar diabetin në të ardhmen, hipertensionin arterial, për të pasur yndyrnat, nivelin e kolesterolit të lartë në gjak.” Ekspertja apelon për një dietë të shëndetshme ushqimore. “Është shumë  e rëndësishme të mos konsumohen ushqimet e ambalazhuara ose të gatshme. Duhet kryer aktivitet fizik, në të paktën 3 ditë të javës duhet të ushqehemi sa më shëndetshëm, sa më shumë fruta dhe perime, dhe ushqime të gatuara në shtëpi.” Parashikimet e OBSH por edhe projeksionet e ISHP-ës flasin për një shtim të obezitetit të popullsisë në vendin tonë dhe në mbarë botën, kjo e ndikuar edhe nga pandemia e Covid-19.

Obeziteti, dhe mbipesha shkaktar te rritjes se te prekurve nga kancer.

Obeziteti dhe mbipesha ndikojne drejtperdrejte ne rritjen e numrit te te prekurve nga 10 llojet me te perhapura te kancerit. Nje grup shkencetaresh britanike kane hulumtuar ne te dhenat mjekesore te 5 milione personave per nje periudhe prej me shume se 7 vjetesh dhe perfundimet e studimit i kane publikuar ne revisten e specializuar Lancet Sipas tyre ne rast se do te kishte me shume kujdes ne ushqim vetem ne Britani do te reduktoheshin me te pakten 16 mije rastet e reja te diagnostikimit me kancer ne nje vit.Studimi percaktoi se mesatarisht 13 deri ne 16 kilograme me shume peshe trupore te te rriturit ka rrezik ne shtimin e rasteve ne 6 lloje te ndryshme kanceri duke nisur me propabilitetin me te larte ate te kancerit te mitres te grate dhe me tej temthin veshkat qafen e mitres tiroidet ndersa leucemia kishte rritjen me te ulet ne kete grup. Personat qe kane mbipeshe me te madhe akoma rrezikoheshin nga kanceri i melcise zorres se trashe vezoreve dhe kanceri i gjirit.
Por , efektet sipas studimit per keto kategori jane me pak te qarta dhe jane te ndikuara nga faktore individuale sic eshte periudha e menopauzes te grate. E gjithe kjo liste semundjesh perben rreth 90 te kategorise se diagnozave me kancer por studimi ka percaktuar gjithashtu edhe nje numer te vogel personash mbipeshe qe nuk i shfaqen fare keto problematika.Ndersa ka pak prova per te specifikuar se masa e madhe e trupit te njeriut ka lidhje me mundesine e ulet per tu diagnostikuar me kancerin e prostates

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X