Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se Covid-19 nuk përfaqëson më një “urgjencë globale shëndetësore”.Deklarata përfaqëson një hap të madh drejt përfundimit të pandemisë. Ky lajm pozitiv vjen tre vjet pasi kjo organizatë shpalli për herë të parë nivelin e saj më të lartë të alarmit mbi virusin. Zyrtarët thanë se shkalla e vdekjes së virusit kishte rënë nga një kulm prej më shumë se 100 mije njerëz në javë në janar të vitit 2021 në pak më shumë se 3,500 njerëz më 24 prill. OBSH ka njoftuar se “të paktën 20 milionë” persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.“Ky është një moment që duhet festuar, por duhet të shërbejë edhe për të reflektuar. Janë humbur jetë që nuk duheshin humbur. Duhet tu premtojmë fëmijëve dhe nipërve e mbesave tona se nuk do të përsërisim të njëjtat gabime”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanom Gebrejesus.
Emergjenca shëndetësore globale, çfarë është dhe çfarë parashikon?
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall gjendjen e emergjencës globale, nëse vlerëson se një event apo sëmundje e caktuar përbën rrezik për shëndetit publik, përmes përhapjes. Një vendim i tillë, nxit shtetet të shtojnë përgatitjet apo masat parandaluese kundër përhapjes së virusit.OBSH-ja ka një fond të caktuar për situata të tilla, i njohur si fondi i emergjencës. Fonde shtesë mund të sigurohen për të trajtuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Mbi bazën e një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të detyrueshme, 196 shtetet anëtare të OBSH-së duhet të implementojnë vendimet e organizatës, çka nënkupton një kundërpërgjigje më të koordinuar ndaj epidemisë.
Leave feedback about this