OSHEE propozon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës
Aktualitet

OSHEE propozon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës


OSHE ka propozuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës që operojnë edhe si pastiçeri apo bar-kafe. Sipas arsyetimit të dhënë nga kreu i OSHE-së, Enea Karakaçi, ka pasur abuzime nga kjo kategori biznesi dhe për këtë arsye duhej të bëhet një ndërhyrje në mënyrën sesi lloje të ndryshme furrash, do të kategorizohen dhe më pas faturohen.

OSHEE ka propozuar që 7.6 lekë/kilovati të mbetet çmimi vetëm për furrat e bukës. Ndërsa për furrat e bukës që ushtrojnë dhe biznesin si pastiçeri, çmimi të rritet në 9,5 lekë/kilovati. Sa i takon furrave që janë dhe pastiçeri ashtu bar-kafe, çmimi i energjisë propozohet të jetë 12 lekë/kilovati.

Kjo ide u bë e ditur ditën e sotme gjatë një takimi që u zhvillua mes OSHEE dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.

Ka pasur disa problematika dhe diskutime me përfaqësuesit e shoqatës sepse tipologjia e biznesit ka ndryshuar, nuk prodhohet vetëm bukë por janë zgjeruar dhe kanë shërbim më të gjerë deri tek bar-kafe. Gjatë disa viteve ka pasur, disa tentativa por nuk është gjetur dakordësia për alternativat e propozuara si për ndarjen me dy matësa apo me dy NIPT-e apo ambiente specifike”, tha Karakaçi.

Kemi bërë një lloj tipologjie dhe sot vijmë me një propozim që ka ka tre çmime: 7.6 lekë/kwh që është vetëm për subjektet që kanë veç furrë buke.  Çmim 9.5 leke që është për furra buke dhe aktivitete më të integruara si pastiçeri apo produkteve të tjera të brumit dhe 12 lekë/kwh që është për ambiente që kanë dhe bar kafe. Gjithë elementët janë dakordësuar me shoqatën. Jemi në situatën që do çojmë në ERE dakordësinë për tre çmimet dhe mendojmë kjo do japë një zgjidhje të përhershme për furrat e bukës”, shtoi ai.

E pranishme në aktivitetin ku u njoftua nisma e rritjes së çmimit të energjisë ishte dhe Belinda Balluku, zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministre e MIE, e cila mbështeti nismën.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X