Pallati Kulturës “Hasan Prishtina” Kukës, aty ku mbahet tradita gjallë dhe fëmijët mësojnë “magjinë” e çiftelisë.Flet Ferid Dida, profesori I çiftelisë: Si nisi pasioni im për këngën, çiftelinë  dhe si po e transmetoj tek fëmijët kuksian.
Aktualitet

Pallati Kulturës “Hasan Prishtina” Kukës, aty ku mbahet tradita gjallë dhe fëmijët mësojnë “magjinë” e çiftelisë.Flet Ferid Dida, profesori I çiftelisë: Si nisi pasioni im për këngën, çiftelinë  dhe si po e transmetoj tek fëmijët kuksian.

Ne zonën e veriut, çiftelia është një nga instrumentet muzikore me të cilat identifikohet madhështia, trashëgimia dhe e sotmja e kulturës tradicionale shqiptare. Dhe ky instrument shumë popullorë për zonën që ai jeton është bërë pjesë e pandashme e tij. E nisi muzikën që në moshë të vogël duke ëndërruar që një ditë të ishte një artist I njohur në zonën e tij, dhe mesa duket ky rrugëtim tashmë është plotësuar. E mësoi çiftelinë me vesh dhe po në këtë mënyrë ua mëson fëmijëve të Kukës. Dhe jo vetëm kaq, por, është bërë “pagëzues” I këtij instrumenti tek fëmijët e të gjitha moshave dhe deri përtej kufijve. Është lidhur shumë me të dhe fal punës dhe përpjekjeve të mëdha po bën të pamundurën që t’a trashëgojë  atë dhe tek  brezat e ri. Bëhet fjalë për kuksianin me taban z,Ferid Dida maestro e telave të çiftelisë, njohur ndryshe si një ndër rapsodët më me zë të zonës së veriut. Shkeputëm një moment të këngëtarit të këngëve epike në një orë mësimi që ai zhvillon me fëmijët e moshave të ndryshme në ambjentet e pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës.  Në një orë mësimi duket që fëmijët dëgjojmë me kureshtje këshillat e profesor, Ferid Didës që është një ndër “mjeshtrit” e çiftelisë në Kukës. Maestro Feridi sic e njohin të gjithë tregon se kohët e fundit është rritur numri i fëmijëve që dëshirojnë të mbajnë gjallë traditën përmes këtij instrumenti të trashëguar në breza. “Çdo këngëtar që është bërë me emër që nga Gëzim Nika apo Ilir Shaqir,  i kanë rënë çiftelisë. Po si re çiftelisë nuk bëhesh këngëtar. Lënda e parë e këngës është çiftelia. Këta fëmijë që kanë ardhur e kanë dashur çiftelinë kur kanë ardhur kanë qenë tek A-ja. Disa e kanë kapur shumë mirë dhe e kanë me merak. Ka interes dhe nga fëmijë që jetojnë në fshatra të largët”, shprehet mjeshtri I çiftelisë dhe një ndër rapsodët më me zë të zones sw veriut pwrfshirw dhe Kosovwn. Dëshira e tij është që një ditë edhe fëmijët e tij ta trashëgojnë dashurinë që ai mori nga çiftelia dhe muzika në përgjithësi.

Nëse fëmija juaj do të jetë sa më aktiv, sa më larg teknologjisë dhe dëshiron të mësojë telat e çiftelisë, tashmë është gjetur zgjidhja. Pallati I Kulturës “Hasan Prishtina” Kukës është shndërruar nga më të njohurit jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Duke ruajtur traditën dhe vlerat folklorike shqiptare, ajo u hap rrugë të rinjve kuksian që të trashëgojnë traditën ndër breza. Ferid Dida rapsodi folklorit verior është dashuruar që në moshë të vogël me  instrumentin e  çiftelisë. Duket e kuptueshme që një burrë nga veriu të dojë këtë vegël muzikore, por janë të paktë ata të rinj sot që ruajnë këtë trashëgimi të vyer, janë të rrallë ata që ruajnë tingujt e vetëm me të cilët dikur ju këndua “cucave”, “vashave” dashurisë, “Betejës së Lumës”, luftës apo dhe vdekjes. Tani që muzika shqiptare është në udhëkryq, profesor Feridi pa shumë fjalë e zhurmë, me energjinë e një profesionisti, me tinguj e melodi po njeh botën me çiftelinë e Kukësit dhe talentin e fëmijëve kuksianë. Profesor Feridi kështu I thërrasin dhe fëmijët luan muzikë per një publik të veçantë,  që thjesht duke dëgjuar muzikën e tij pasuron shpirtin dhe harron për pak kohë problematikat e jetës së përditshme. Po si I lindi Feridit dashuria për muzikën?

“Çiftelisë kam filluar t’i bie në moshë të vogël. Di që kam qenë rreth 10 vjeç kur kisha çiftelinë e pare timen  në dorë. Çiftelia ishte dëshira ime më e madhe atëherë, doja pafund të luaja, të mësoja. Ëndërroja të luaja këngë popullore me çifteli dhe fal përpjekjeve të mia ja dola.Dhe për këtë mundohem që cdo përpjekje që kemi bërë ne tek brezat e rinjë të jetë më e lehtë për tu kaluar”, tregon Dida. Ai shton se në lëmin e folkut muzikor shqiptar ka instrumentistë të shkëlqyer, por “mbretëresha” e veglave muzikore shqiptare është çiftelia. “Në çifteli ka mjat punë për të bërë. Puna më e madhe është të krijohet një pedagogji për të, një metodë për t’u mësuar një nxënës, gjë që ka filluar të bëhet edukatë jo vetëm për prindrit por edhe për fëmijët e të gjitha moshave në kukës”, thekson profesori . Ai shton se po merret me një gjë të tillë se e ka edhe pasion por edhe profesion, kryqëzimi I këtyre të dyjave bën prefeksionin te cdo njeri. “Që të ketë një lloj standarti të mësimit të çiftelisë. Projekti im më i madh është krijimi i një stnadardi në planet mësimore që kam me fëmijët në mënyrë të tillë që këta fëmijë të mund të mësojnë të luajnë në çifteli të gjitha këngët. E shikoj këtë si prioritare pasi dua ta shfaq çiftelinë sa me shumë të jetë e mundur në skenë dhe jashtë Shqipërie.”përfundon maestro Dida.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X