Pandemia preku trurin e njerëzve 50 vjeç e lart, pavavërisht nëse u infektuan ose jo me Covid
Aktualitet

Pandemia preku trurin e njerëzve 50 vjeç e lart, pavavërisht nëse u infektuan ose jo me Covid

Pandemia ka shkaktuar dëmtime të vazhdueshme në shëndetin e trurit të njerëzve të moshës 50 vjeç e lart, duke përshpejtuar me shpejtësi aftësitë konjitive (aftësi të cilat nevojiten në përvetësimin e njohurive, përpunimin e informacionit dhe arsyetimin) pavarësisht nëse u infektuan apo jo me Covid, kanë zbuluar studiuesit.

Ekspertët e shëndetësisë po mësojnë më shumë për efektet e krizës më të madhe të shëndetit publik në një shekull. Një studim ka zbuluar se funksionet konjitive dhe kujtesa tek të moshuarit ranë më shpejt gjatë vitit të parë të pandemisë midis marsit 2020 dhe shkurtit 2021, edhe nëse ata nuk ishin infektuar me virusin.

Përshpejtimi i aftësive konjitive është përkeqësuar nga një sërë faktorësh që nga shpërthimi i Covid, thanë studiuesit. Këto përfshinin vetminë dhe depresionin, mungesën e aktivitetit fizik dhe konsumin më të lartë të alkoolit, si dhe efektet e vetë sëmundjes.

Të dhënat sugjerojnë që bllokimet dhe kufizimet e tjera që kemi përjetuar gjatë pandemisë kanë pasur një ndikim vërtet të qëndrueshëm në shëndetin e trurit tek njerëzit e moshës 50 vjeç e lart, edhe pas lehtësimit të masave kufizuese anti-Covid.

Studiuesit thanë se është e nevojshme që politikëbërësit të marrin në konsideratë ndikimet shëndetësore kur të planifikojnë se si t’u përgjigjen pandemive të ardhshme.

Studimi, i udhëhequr nga University of Exeter dhe King’s College në Londër, u botua në revistën Lancet Healthy Longevity.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X