Vetëm në qytetin e Elbasanit janë 1430 nxënës të komunitetit rom dhe egjiptian që shkojnë në shkollë. Ata vuajnë paragjykimet dhe qëndrimet diskriminuese të fshehura, gjë që pengon përpjekjet për frekuentimin e shkollës prej tyre. Sipas drejtorit të organizatës “Lëvizja rinore egjiptiane dhe rome”, Ervis Çota mungesa e zërit të një përfaqësuesi në këshillin bashkiak bën të pamundur shfaqjen e problemeve të këtij komuniteti. “Nëse nuk do te kemi një përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian të jetë pjesë e këshillit bashkiak për të ngritur shqetësimet e komunitetit, sigurisht gjasat që mundësia që të thithë apo të nxisë bashkinë për të investuar janë shumë të pakta”, thotë Ervis Çota, Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome në Elbasan. Në rrugët e qytetit gjen kudo fëmijët të komunitetit rom që lypin për të fituar bukën e gojës. Shumica e tyre e kanë braktisur shkollën. “Kam tre çuna, i kam pa shkollë, nuk dinë të shkruajnë shqip fare. Kurse kam një nip, ai shkon në shkollë”, thotë një qytetar. “Unë kam çunin në klasë të 7-të, e la ai”. E la sepse nuk i kemi ato kushte që të shkojmë në shkollë, ai do të hajë, të vishet”, shprehet një tjetër per Euronewsalbania. Në Elbasan jetojnë mbi 1200 familje të komunitetit rom, të cilët në pjesën më të madhe nuk I çojnë fëmijët në shkollë, duke krijuar kështu një brez të pa arsimuar dhe të paformuar për tregun e punës gjë që ndikon në mungesën e integrimit në shoqëri.Euronewsalbania
Aktualitet
Pasojat e diskriminimit të romëve, shumica braktisin shkollën, lypin për familjen
- April 16, 2023
- 0 Comments
- 122 Views
Leave feedback about this