Rreth 87% e drejtuesve të mjeteve që kanë humbur të gjitha pikët e patentës, ngelin në ritestim. Sipas DPSHTRR, janë nbi 900 shoferë që brenda një viti për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor u është dashur të rikthehen sërish në provim si në teori, ashtu edhe në praktikë, por vetem 13 për qind e tyre kanë arritur ta rimarin sërish patentën.
Faban Saraçi, shefi i testimeve në Drejtorinë e Drejtuesve të Mjetit: Numri i të testuarve është 958 dhe nga këto fitues janë 127. Humbja e pikëve bëhet në bazë të shkeljeve të ndryshme që verifikohen nga policia.
Ndryshe nga ata që sapo kanë rimarrë patentën, pjesa më e madhe e drejtuesve që ritestohen kanë mangësi të theksuara në njohjen e rregullave elementare të qarkullimit rrugor, përfshi këtu edhe leximi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale.
Djemtë janë shkelësit më të mëdhenj, duke zënë afro 95 % e të ritestuarve në provimin e patentës.
“Më shumë janë djem, përsa i përket numrit të tyre jemi në 15 vajza.”
“Testi i Idiotit” praktikohet edhe në shtete si Gjermania dhe Italia, por në këto të fundit, nëse një drejtues mjeti nuk e rimerr testin e patentës, rrezikon t’i hiqet përfundimisht leja e drejtimit.
Leave feedback about this