Një kategori punonjë sit shqipë tare do të kenë probleme me pensionet në Greqi. Kë të lajm e bë jnë publike ekspertë t e fushë s. Ata udhë zojnë dhë bë jnë me dije se personat që jetojnë punojnë e kanë ble edhe ship në Greqi nuk do të kenë probleme me pensionet. Anila Rezhda, eksperte gjyqësore ne Selanik tha në një intervistë për Euroneë s Albania se asnjë person i cili ka punuar gjatë e madje ka blerë edhe shtëpi në Greqi, nuk do të mbetet pa pension.Ajo tha se pavarësisht se për momentin po flitet shumë për skemën e pensioneve, në Greqi edhe ata që kanë punuar në të zezë për një kohë shumë të gjatë do marrin pension, ndërsa ata shqiptarë që kanë punuar që në fillim me siguracione, nuk kanë asnjë problem. “Ata që janë futur që në fillim me siguracione, në këtë moment gëzojnë të drejta të plota e kanë pensione të plota. Ata persona që kanë punuar në të zezë, është gjithnjë problemi. Në momentin që këta kanë punuar në të zezë, i ka leverdisur edhe shtetit edhe personit.Nuk ka asnjë shtet serioz në botë që të lejojë një njeri, i cili ka blerë edhe pronë, e ti thotë unë nuk do të jap pension. Sepse ai do taksën e pronës. Askush me një qëndrim të gjatë në këtë shtet, qoftë edhe me statusin e shtëpiakes në Greqi nuk mbetet pa pension”,-tha Anila Rezhda.
Aktualitet
Pensionet e shqiptarëve në Greqi/ Ekspertja: Ja kategoritë që kanë problem.
- August 6, 2023
- 0 Comments
- 125 Views
Leave feedback about this