Rritja e pagave mujore të qeveritarëve ka tronditur shume moshat e treta. Madje ka shumë prej tyre që kanë dhënë jetën për të ardhmen e vendit dhe në fund janë shpërblyer me një pension që nuk arrin të mbyll dot muajin nga shpenzimet. Përfaqësuesi i pensionistëve, Faik Xhani, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV ka paralajmëruar se kjo shtresë e popullsisë do të ngrihet në protestë nëse qeveria nuk i rrit pensionet. ‘Ka ardhur koha që do ngrihemi. Do ketë protestë të pensionistëve dhe do ta tronditim mirë qeverinë nëse nuk i vë gishtin kokës për këtë problem’, u shpreh Xhani. Xhani: Ka ardhur koha që do ngrihemi. Do ketë protestë të pensionistëve dhe do ta tronditim mirë qeverinë nëse nuk i vë gishtin kokës për këtë problem.Ne kemi pritur dhe presim sa më shpejtë një lajm nga kryeministri, ministrja e Financës dhe nga aparati shtetëror për pensionistët sepse kemi një farë ekuilibri dhe një masë llogjike sepse nuk shpërthejmë pa arsye dhe ne po punojmë për këtë.
Aktualitet
Pensionistët në protestë? Xhani: Do trondisim qeverinë nëse nuk i rrit pensionet
- May 31, 2023
- 0 Comments
- 105 Views
Leave feedback about this