Në mbledhjen e sotme të qeverisë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dha lajmin e miratimit të skemës së kredisë studentore që i mundëson studentit mbulimin e tarifave të studimit dhe kostove të jetesës gjatë studimeve të larta. Në mbledhjen e sotme të qeverisë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dha lajmin e miratimit të skemës së kredisë studentore që i mundëson studentit mbulimin e tarifave të studimit dhe kostove të jetesës gjatë studimeve të larta.Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) negocion me bankat e nivelit të dytë për kushtet e mëposhtme.
• Kredia studentore jepet pa kolateral fizik;
• kredia studentore jepet për mbulimin e kostove vetëm për ndjekjen e një programi studimi;
• financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor;
• shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për studimet e ciklit të parë, jo më herët se 2 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programe studimi cikli i dytë dhe e treta jo më herët se 5 vjet pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, për rastet e kredisë së marrë për program studimi të integruar të ciklit të dytë;
• norma e interesit të kredisë të jetë e pandryshueshme, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë.
Studentët që përfitojnë kredi studentore, nuk duhet të jenë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursë apo përjashtim nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve.
Studentët përfitues do të përzgjidhen bazuar në disa prioritete, si:
1. vlera e kredisë,
2. ndjekja e studimeve në programet prioritare,
3. rezultatet e mëparshme gjatë studimeve, etj.
Efektet e këtij vendimi nisin menjëherë, gjatë vitit akademik 2023 -2024.
Leave feedback about this