Për herë të parë, Shqipëria arrin kreun e listës në rajon: Ja ku jemi të parët!
Aktualitet

Për herë të parë, Shqipëria arrin kreun e listës në rajon: Ja ku jemi të parët!

Shqipëria renditet e para në Ballkan për barazinë mes burrave dhe grave. Indeksi i forumit ekonomik botëror analizon 4 tregues: pjesëmarrje dhe shanse ekonomike, arritje arsimore, shëndet dhe fuqizim politik. Për barazinë gjinore Shqipëria është e parë nder vendet europiane dhe lë pas vende më të zhvilluara.

A janë të barabartë burrat dhe gratë në Shqipëri? Po janë, nuk e di pse thuhet vazhdimisht që nuk janë. Unë jam ndjerë gjithmonë shumë mirë, madje në familjen time më shumë peshë i është dhënë gruas”.

A është gruaja në pozita më të mira? Mendoj se po, sepse punon, shkollohet. Të dyja gjinitë duhet ti njohin vlerat njëra tjetrës sepse është motivim, suport.

Unë në punë jam ndjerë gjithmonë mirë, asnjëherë e paragjykuar”.

Sociologët thonë se shoqëria shqiptare është tashmë më e hapur, duke i dhënë gruas rëndësinë që dikur nuk e kishte në familje, qeverisje dhe sektorë të tjerë.

Gjejmë gra dhe burra ne pozita drejtuese dhe ne përqindje më të lartë, gruan më të përfshirë.  Gjejmë sektorë ku janë njohur si për pune burrash dhe ka gra më të përfshirë. Edhe në qeverisjen e vendit, kemi shumë gra të angazhuara dhe janë të mirë pozicionuara me burrat.”

Në përmirësimin e klimës dhe barazisë gjinore, arsimimi ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Nëse deri në pak dekada më parë gratë në pakicë arsimoheshin. Sot kemi parë qe ne shume institucione arsimore, pjesa dërrmuese janë gjinia femërore që e frekuentojnë më shumë”.

Pavarësisht përmirësimit të situatës, disa steriotipe për burrin dhe gruan në shoqërinë shqiptare, njëjtë si në shoqëritë më të zhvilluara janë të trashëguara dhe ende te pranishme, ndonëse jo në masë si vite më parë.

Si për shembull kjo është punë për burra jo për gra, në biznes preferohet të negociohet me një burrë më lehtë se me një grua etj…

Sipas sociologes mbështetja për gratë dhe vajzat duhet të vijojë, pasi në këtë mënyrë ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X