Perdorimi i Skuterave,Rrugorja nis fushatë sensibilizuese për qytetarët
Aktualitet

Perdorimi i Skuterave,Rrugorja nis fushatë sensibilizuese për qytetarët

Qarkullimi me skutera në Tiranë prej disa kohësh është kthyer në një normalitet.  Shtimi i përdoruesve të këtyre mjeteve elektronike për të lëvizur, ka shtuar rreziqet që vijnë nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimt, të parashikuara në Kodin Rrugor, në nenin 180 të tij.

Për këtë Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me policinë Bashkiake, kanë nisur një fushatë sensibilizuese, e cila do të pasojë më pas ndëshkimin e çdo qytetari që nuk i respekton.

Kodi i ndalon përdoruesve të mjeteve me pedal të bëjnë devijime të papritura dhe lëvizje zigzake në rrugë. Ata gjithashtu duhet të ndalojnë në degëzime dhe kryqëzime rrugësh, si dhe duhet të kenë një mjet në gjendje të mirë teknike.

Rregulla të tjera të parashikuara në Kod janë detyrimi për të lëvizur me kasë mbrojtëse, nëse do të kthehen majtas ose djathtas të japin sinjal me dorë, si dhe të respektojnë numrin e personave që mund të hipin mbi të.

Gjysmë ore pas perëndimit të diellit, apo edhe gjatë ditës kur kushtet atmosferike kërkojnë ndriçim, mjetet me pedale dhe patinat elektrike që nuk janë të pajisura me këtë sinjalistik, nuk mund të përdoren, por duhet të merren për dore.

Kodi parashikon edhe një sërë rregullash të tjera, mosrespektimi I të cilave për mjetet me një drejtues ndëshkohen me gjobë nga 250 në 1 mijë lekë dhe për ato me dy drejtues nga 500 deri në 2 mijë lekë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X