Shtohen dy shkolla të reja në qytetin e Burrelit.Ministrja e Arsimit dhe Sportit takoi mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” dhe gjimnazit “Pjetër Budi” të Bashkisë Mat, ku MAS ka investuar në rindërtimin dhe rehabilitimin e plotë të tyre.
Qëllimi kryesor i takimit me mësuesit, i zhvilluar në kuadër të turit ‘Flasim për arsimin’, ishte përforcimi i përgjegjësisë dhe aftësive profesionale të mësuesve, duke përmirësuar cilësinë e arsimit në këtë bashki.
Duke theksuar rëndësinë e trajnimit dhe rivlerësimit të aftësive pedagogjike të tyre në rrugën e reformimit të arsimit shqiptar, Ministrja Manastirliu u ndal në rëndësinë e angazhimit të tyre në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të mësuesve.
“Programi që lançojmë në këtë muaj që ka të bëjë me zhvillimin profesional të mësuesve dhe trajnimin e mësuesve të shkencave, matematikës, gjuhës, të teknologjisë dhe informacionit do të jetë një program i cili do të përfshijë rreth 4000 mësues. Unë jam e bindur se, përtej faktit që ju trajnoheni dhe keni një program trajnimi vjetor ka nevojë që me metodat e reja të mësimdhënies të njiheni më shpesh që kurrikulat ekzistuese mbi bazë kompetencash të jetë e orientuar me metodat e reja të mësimdhënies”, tha Manastirliu, duke shtuar se Ministria e Arsimit dhe Sporteve është angazhuar t’i mbështesë ata jo vetëm me trajnime, por dhe me rritjen historike të pagës që do të bëhet këtë vit.
Mësuesit vlerësuan takimin dhe investimet që janë bërë në shkollat e Matit dhe ngritën si shqetësim unifikimin e teksteve shkollore.
Ministria e Arsimit ka nisur punën dhe është në proces pune për modernizimin e kurrikulës, për të cilat, Manastirliu tha se është ngritur tashmë edhe grupi i punës pranë MAS
Leave feedback about this