Duhet ti lutesh perëndisë që të kesh shëndet bashkë me familjen. Po kjo gjë nuk është se na shkon gjithmon si duhet. Duhet të marësh masat mirë nëse një person I familjes të sëmuret dhe duhet te marri mjekim te specializuar. Ping pongu nis me personelin e Qendrës Shëndetësore të lagjes, – që janë për diagnostikimin fillestar, – të cilet jane te detyruar të të përcjellin për tek Poliklinika e Specialiteteve, për një vizitë të thelluar ose për një diagnostikim me aparaturë, gjë që nuk e kanë klinikat e lagjeve.Pikërisht këtu nisin problematikat. Edhe për ata që I kanë dokumentacionet e duhura duke ju bazuar prenotimeve ditore dhe regjistrimeve te kërkuara, duke mos përmendur ata që nuk disponojne dokumentacionet e duhura per kryerjen e kontrollit te specialitetet perkatëse. Dhe jo vetem kaq po për analiza të thelluara, “lagjja” të dërgon tek “specialiteti”, sepse laboratori i tyre është i thjeshtë e nuk i plotëson dot të gjitha të dhënat. Dhe ti fillon të bësh ecejaket me shume problematika të mbartura. Janë pikërisht “specialitetet” që ose të rekomandojnë të trajtohesh në kushte ambulatore ose të dërgojnë në spital. Aty fillon e mërzitesh pasi edhe pse I ke dokumentacionet e rregullta ke dhe diten e prenotuar per vizite serish duhet te presesh para poliklinikes Mirëpo Tirana ka 10 Qendra Shëndetësore. Tre prej tyre kanë marrë emrin “Specialitete”. Shtatë të tjera janë qendra të thjeshta shëndetësore me patolog, pediatër, kardiolog, laborator analizash dhe kirurg, por që në rast mungese ky i fundit zëvendësohet nga ndihmësmjeket që bëjnë injeksionet e mjekojnë plagët. Nëse do të kërkosh ndihmën e endokrinologut, urologut, reumatologut, neurologut, dermatologut, okulistit, fizioterapistit etj, duhet të shkosh tek Specialitetet. Prej shumë vitesh numri i Poliklinikave të Specialiteteve ka mbetur i pandryshueshëm. Janë të njëjtat poliklinika që u ngritën në kohën e komunizmit. Në demokraci u hapën klinika private boll. Por ato shtetërore mbetën aq sa ishin. Nuk po flas se çfarë përmbajtje kanë brenda, sepse padyshim janë zëvendësuar laboratorët e vjetër dhe aparaturat e vjetra. Por janë të njëjtat godina, të njëjtat dhoma dhe po aq mjekë, ndihmësmjekë e personel ndihmës. Në mos po kanë firuar edhe ata. Keto mungesa I shikon me se shumti ne Polikliniken e Specialiteteve ne qendë r, Që në momentin që doli lajmi se do të shtohet cmimi I patentave dyert e poliklinikë s I shikon te tejmbushura. Madje ka dhe moshat e tret ate cilat presin jashte per te marre rimbursimin e ilaceve. Para pak ditesh portal “JetaOshQejf” nxorri nje denoncim per një rë n prej mjekeve te kë saj poliklinike. Nderkaq duket se ankesat ne kete poliklinike nuk kanë të sosur. Numri I pakë t I mjekë ve okulist ka qene problem I ditë ve të fundit. “Kam gjithë ditë në radhë . Ishalla mbarojmë sot” tregon një ra nga pacientet në radhë. Radha të zë syri në cdo specialitet. Poliklinika ë shtë ë tejmbushur me njerë z që vetë m ankohen dhe nuk gjejne derman në asnjë derë që trokasin.
Shendetesi
Ping pongu i problematikave me shëndetin dhe radhat e qytetarëve te Tiranës në Qendra shëndetsore..
- April 7, 2023
- 0 Comments
- 138 Views
Leave feedback about this