Policia, kontroll për gjendjen e gomave të makinave
Aktualitet

Policia, kontroll për gjendjen e gomave të makinave

Aksidentet e renda automobilistike te ndodhura kohet e fundit ne te gjithe vendin jane bere sebep qe  policia te marri masa te ndryshme per” shkelesit”. Për herë të parë, Policia Rrugore e Tiranës është duke aplikuar kontrollin e cilësisë së gomave të automjeteve.

“Drejtuesit e automjeteve të cilët do të ndalohen nga policia, krahas verifikimit të dokumentacionit, do ti nënshtrohen edhe matjes së cilësisë së gomave me anë të kësaj pajisje digjitale.”

Përmes aparaturës së posaçme, efektivët i kanë përqendruar kontrollet në rrugët urbane dhe interburane. Specialisti i qarkullimit rrugor, Neri Hunda, thotë se më problematikë janë mjetet e tonazhit të rëndë dhe transportit publik.

Efektivi i policisë tregon edhe normat që duhen plotësuar për të qenë brenda standardeve. Në rast se nuk do respektohen standardet e kërkuara, atëherë parashikohet ndëshkim me masë administrative.

Sipas Policisë Rrugore, prej aplikimit të kësaj nisme me qëllim parandalimin e aksidenteve, ka patur sensibilizim të drejtuesve të automjeteve.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X